Xhevahir Spahiu

02/03/2005 Sa miq me poetin dhe ....iso
Poeti i mirënjohur Xhevahir Spahiu, ka festuar mes miqsh dhënien e titullit "Mjeshtër i madh i punës", akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, titullin "Qytetar nderi", dhënë nga Bashkia e Çorovodës si dhe 60-vjetorin e lindjes
Një përvjetor lindjeje që poeti Xhevahir Spahiu do ta kujtojë për shumë kohë, një sallë kinemaje e mbushur plot e përplot, sa ishte e pamundur të gjeje vend për t'u ulur. Miq, dashamirës, akademikë, politikanë, artistë u mblodhën dje, në sallën e kinemasë "Milenium 2", në një festë të shumëfishtë për poetin Spahiu, marrjen e titullit "Mjeshtër i madh i punës", akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dhënien e titullit "Qytetar nderi", nga Bashkia e Çorovodës, Skrapar, vendlindja e autorit, si dhe 60-vjetorin e lindjes së tij. Një ceremoni që foli për gjithçka, për krijimtarinë, forcën e poezisë së tij, gjuhën e tij të veçantë e shumë shprehëse. Fjalën përshëndetëse e mbajti Alfred Uçi, i cili midis të tjerash u ndal edhe te marrëdhëniet dhe kujtimet i tij personale me poetin. Të pranishmit në sallë dhe, sidomos folësit, vlerësuan veprën letrare të Spahiut, pa kursyer as superlativat, që, pa dyshim, ai i meriton. Një surprizë tjetër ishte, kur aktorët e rinj, recituan disa nga poezitë disidente, të cilat u ndaluan të qarkullonin gjatë periudhës së diktaturës. Në disa raste, folësit u ndalën edhe te lidhjet personale me poetin Spahiu, duke vënë në dukje edhe ndikimin e tyre në krijimtarinë apo stilin e tij. Pa dyshim që, Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të spikatur të vendit, me një krijimtari që është cilësuar gati nga të gjithë studiuesit dhe kritikët si energjike, moderne dhe nacionale. Ante Popovski ka thënë se, "me Xhevahir Spahiun edhe vetë poezia evropiane fiton në origjinalitet dhe modernizëm. Talenti i tij poetik luksoz dhe identiteti krijues, i pakrahasueshëm, bashkon rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij, e cila, pa dyshim, flet në mënyrë absolute për rrugët e reja të poezisë bashkëkohore botërore dhe për mesazhe qëndrueshmërie të ndërtesës së tij poetike, themeluar sipas traditës shqiptare dhe mitit nacional". Natyrisht në biografinë artistike të Spahiut, nuk mund të lihen pa përmendur edhe përkthimet e tij nga poezia botërore, si "Zemra pa mure", "Këtej nuk kalon askush" etj. Një krijimtari e pasur, ku mund të përmendim "Mëngjese sirenash", "Zgjimi i thellësive", "Nesër jam aty", "Heshtje s'ka", "Ferrparajsa" etj., e cila është vlerësuar me dhjetëra çmime, jo vetëm në vend, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Shaban Sinani: Spahiu, rob i poezisë dhe zot i saj
Si një sizmograf modern, përmbledhja e Xhevahir Spahiut ka shënuar gjurmët e tërmeteve të jetës me sinjalet e fjalës artistike. I provoi ai të gjitha, suksesin e
bujshëm, simpatitë e shprehura e të pashprehura, mpirjen e përkohshme të
frymëzimit nga rrethanat e kohës, ndëshkimin, masat administrative, rebelimin poetik
që vjen natyrshëm, pastaj humbjen apo rrallimin e shokëve të pavërtetë, një jetë
tipike poeti, që bën bashkë diçka nga Migjeni, diçka nga Petro Marko, nga raca e talenteve të mëdhenj. Kalorës i një urdhri të bekuar që njerëzimi e krijoi mijëra vjet më parë, në kërkim të vetëpërsosjes, për të fisnikëruar mendjet dhe shpirtrat humane, Xhevahir Spahiu nuk e sheh veten as te shqytarët, as te ustallarët e tyre. Por, ai është qytetar krenar dhe nuk mund të qëndrojë as si Shën Pjetri. Ai e di se edhe heshtja është një formë proteste. Ai foli kur ia kërkuan fjalën peng dhe heshti kur i kërkuan shpalljen manifestative. Ai është rob i poezise dhe zot i saj, njëherësh.
Robert Elsie: L'enfant terrible, i poezisë
Një nga poetët më të fuqishëm, më energjikë e më të talentuar të Shqipërisë së sotme, që mund të quhet një zë i mbijetesës. Energjiku Xhevahir Spahiu nuk është poet-murg dhomash të mbyllura apo i një vetmie të humbur në mendime. Ai e ndjen veten më së miri, vetëm mes njerëzish. Tamam atëherë fillojnë e i shndrijnë sytë si shqarth, kurse zëri nis të përcjellë gjithë atë emocion, që vetëm poezia e vërtetë është në gjendje të shprehë. Dëgjuesit mbeten përherë të magjepsur. Në një vend ku deri vonë çdo vjershë, çdo fjalë, çdo mendim, i nënshtrohej një filtri të dendur konformizmi ideologjik e personal, ky zakon deklamimi të zjarrtë e spontan, e bënte njëfarë dukurie unikale nëpër rrugët e zymta të Tiranës. Poezia e këtij "enfant terrible" (fëmija i tmerrshëm) të letërsisë shqiptare është e fuqishme dhe solide, por njëkohësisht është poezi e ngjyrimeve dhe shkallëzimeve kuptimore.
I "krisuri" i poezisë
Xhevahir Spahiu ka lindur më l mars 1945 në Malind të Skraparit. Shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare i kreu në vendlindje dhe në Vlorë, shkollën e mesme pedagogjike në Berat dhe në Vlorë. Studimet e larta i kreu gjatë viteve 1963-1967, në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Ka punur si gazetar, nëpunës, redaktor letrar, mësues, libretist etj. Në vitet 1993-1998 u zgjodh sekretar i Përgjithshëm dhe në vitet 1998-2000, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Prej vitit 2003 është këshilltar i Jashtëm për Kulturën i Presidentit të Republikës. Drejton gazetën e përmuajshme "Dielli i Tomorrit". Ka përfaqësuar kulturën dhe poezinë shqipe në shumë veprimtari kulturore dhe poetike ndërkombëtare. Gjatë viteve të diktaturës, autorin e kanë larguar disa herë nga puna, disa herë i është hequr e drejta e botimit dhe është ndëshkuar për "gabime ideologjike" e frymë antikonformiste. Më 1979, libri i tij "Zgjimi i thellësive", u hoq nga qarkullimi dhe u bë karton. Vjersha "Poezia", në KQ të PPSH u quajt "reaksionare". Poezia e tij është përfaqësuar gjerësisht në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe të botuara gjatë 20 viteve të fundit jo vetëm në shqip, por edhe në gjuhë të huaja. Krijimtaria e tij është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme, në periudha të ndryshme, ku mund të përmendim çmimin letrar kombëtar "Migjeni" për librin më të mirë të vitit 1987 "Nesër jam aty". Në vitin 1989, çmimin e parë në konkursin kombëtar letrar me librin "Heshtje s'ka". Pas dy vitesh, në '91, fiton përsëri "Migjenin", për librin më të mirë të vitit me "Kohë e krisur" etj., etj. Përpos çmimeve të fituara në Shqipëri, krijimtaria e tij është vlerësuar edhe me çmimin special në konkursin ndërkombëtar "Les muses d'or", organizuar në Paris në vitin 1993, si edhe "Diploma de Excelenta", akorduar nga Ministria e Kulturës së Rumanisë në Festivalin Ndërkombëtar "Netët e Poezisë të Cuerta de Arges", në vitin 2003.