E Hënë, 2 Nëntor 2026

Roi Kin shpallet i pafajshëm

02/03/2005  Kapiteni i Mançester Junajtid, Roi Kin, më në fund i ka shpëtuar masave ndëshkimore, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, për dhunim personi dhe dëmtim banese. Kin akuzohej se kishte dhunuar një djalë 16- vjeçar, por vendimi i gjykatës ka qenë në favorin e tij. Provat e akuzimit të mesfushorit irlandez kanë qenë pasqyruar ditën e djeshme, në një seancë gjyqësore, e cila nuk ka zgjatur ashtu siç pritej. Në këtë mënyrë, gjykatësi Pol Riçardson ka bërë të ditur se, provat e dëshmuara në proçes nuk ishin të mjaftueshme për të dënuar futbollistin 34-vjeçar. “Lidhur me këtë çështje, unë i kam hedhur poshtë të trija akuzat që rëndonin mbi futbollistin- ka deklaruar gjykatësi Riçardson. Për mua, ishte e qartë se në këtë rast bëhej fjalë për një djalë të ri, i cili ka shijuar së tepërmi, vëmendjen e kushtuar gjatë këtij incidenti. Pra, nisur nga të tilla kushte shumë të diskutueshme, unë nuk mund të bazohesha kurrsesi në këto prova”. Për më tepër, gjykatësi shtoi se të trija akuzat që rëndonin mbi kapitenin nuk mund ishin të mjaftueshme, për të ndjekur proçedurat e përshtatshme nëpër masa të tilla ndëshkimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›