E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lipi lavdëron Del Pieron

02/03/2005  Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, duke shfrytëzuar rastin e një prezantimi të një libri, ka folur për Aleks Del Pieron: “Del Piero po luan mirë, po shënon gola, po impenjohet në maksimum, por gjithmonë vlerësohen më shumë gjërat e gabuara. Unë them se futbolli italian ka gjithmonë nevojë për lojtarë të talentuar, ndaj dyert e kombëtares janë të hapura edhe për të”. Trajneri i kombëtares italiane “rezervon” edhe dy fjalë të mira për Dino Xofin dhe Fiorentinën që rrezikon rënien nga kategoria: “Xofi është një person me shumë eksperiencë, i cili mund t’i japë një ndihmë të jashtëzakonshme Fiorentinës, një skuadër e re që po lufton për të mbijetuar. E pashë kundër Udinezes, besoj se do të dalë nga kjo gjendje e vështirë”. Në fund, një koment mbi eksperimentet e shumta të kryera në kombëtare: “Në dy vjet duhet të ndërtoj një skuadër, duhet të llogaris atë që ka qenë më para, por edhe atë që ofrojnë kampionati dhe kombëtarje U21. Ju siguroj që në futbollin tonë ka shumë gjëra të mira”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›