Partneriteti i fshehtë
06/04/2005 Raporti ekskluziv inteligjence nga DEBKAfile
Lidhjet mes Papa Gjon Pali II dhe Shtëpisë së Bardhë, gjatë Luftës së Ftohtë
…një President amerikan (Carter), i frymëzuar nga ngjitja e Kardinal Karol Wojtyla, si polaku i parë që bëhet Papë, filloi një inisiativë sekrete që disa besojnë se ndryshoi kursin e Luftës së Ftohtë
Forca e kristianizmit, qe një faktor i madh në minimin e dominimit komunist sovjetik të Europës Lindore. Territoret e saj arritën të përqafojnë ndryshimin demokratik, një orientim properëndimor dhe ekonominë e tregut, në një proces akoma në evolucion
Papa Gjon Pali II-të, e prishi modelin konvencional papnor në shumë mënyra, që do të angazhojnë breza historianësh. Mbi të gjitha, ai qe më demokrati nga të gjithë paraarëdhësit e tij, gjithmonë në raport të ngushtë me qeveritë katolike në çdo cep të globit dhe posedonte një instikt të pagabueshëm për kohërat në të cilat jetoi. Por, karakteri i papatit të tij, gjithashtu u influencua në mënyrë kritike nga një episod i rastësishëm që ndodhi më shumë se një vit përpara bërjes Papë. Ky episod i paraportuar dhe pasojat e tij epike, zbulohen për herë të parë nga ekspertët e inteligjencës së DEBKAfile.
Në janar të vitit 1977, Jimmy Carter u betua si President i Shteteve të Bashkuara, pasi ka mundur Gerald Ford në kutitë e votimit. Cyrus Vance, pasoi Henry Kissinger, si Sekretar Shteti. Ky i fundit, lëviz drejt New Yorkut si konsulent privat për qeveri, krerë korporatash dhe financierë të lartë. I linduri në Poloni, Zbigniew Brzezinski nga Harvard dhe Columbia ka pasuar rivalin e tij si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të ri. Arritja më e shënuar e karrierës së Brzezhinskit, u paracaktua një vit përpara se ai të merrte postin në fjalë nga një prej përvojave të tij të fundit si akademik. Në vitin 1976, një Arqipeshkv polak, i quajtur Karol Wojtyla, shkon në Harvard për të mbajtur një leksion. Aq i impresionuar qe Profesor Brzezinski, një njeri që shkonte rregullisht në kishë, saqë e ka ftuar vizitorin për çaj, gjatë të cilit ata gjetën se kishin shumë gjëra të përbashkëta. Korrespondenca e rregullt që ata filluan, në polonisht, vazhdoi për vite të tëra pas caktimit të Wojtyla si Papa Gjon Pali II-të më 22 tetor 1978. Një shikim i shpejtë i sinqertë prapa rrethanave që rrethojnë këtë ngjarje u paraqitën njëzet vjet më vonë nga James M. Rentschler, një ish-ambasador amerikan dhe anëtar i stafit të Sigurisë Kombëtare i Administratës së Presidentit Carter, në një memuar që shkroi për të përditshmen “International Herald Tribune” të 30 tetorit 1998. Më poshtë janë disa pjesë të nxjerra memuari:
“…një President amerikan (Carter), i frymëzuar nga ngjitja e Kardinal Karol Wojtyla, si polaku i parë që bëhet Papë, filloi një inisiativë sekrete, që disa besojnë se ndryshoi kursin e Luftës së Ftohtë.
“Fjala erdhi nga David Aron, zëvendës i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski: “Zbig-u e gjeti Presidentin të eksituar lidhur me të. Ata shikojnë një ndryshim të konsiderueshëm deti në marrëdhëniet Lindje-Perëndim”. Zoti më bëri DP-në e tij, “papist i emëruar”. Shtëpia e Bardhë deshi një ngarkesë të tërë vipash për inagurimin e 22 tetorit. Emërimi i bashkëkryetarëve qe i lehtë: Ata do të ishin Spikeri i Dhomës, Thomas P. (Tip) O’Neil dhe polaku Zoti Brzezinski – të dy katolikë romanë, të dy persona me influencë të madhe në grupin e zotit Carter. Zgjedhjet e dyta qenë po ashtu të të njëjtit nivel: Senatori Edmund Muskie dhe kongresmenët Clement Zablocki e Barbara Mikulski, të gjithë besnikë të Carter dhe të gjithë me origjinë polake.
“Por më pas erdhi tmerri“
“I zgjedhur nga një ekip mijëra-vetësh, një delegacion presidencial u kufizua në 30 kryesorë, profili kolektiv i të cilit mund të pasqyrojë një miksturë “ideale” religjioze, raciale, politike, profesionale, gjinore dhe shekullare (ku “shekullare” ishte kod për kontributorët e mëdhenj te fushatave). Nuk ishte një koalicion shumëngjyrësh.
“’Është fillimi i fundit për komunizmin“, tha me gëzim Zonja Mikulski në Romë, në një drekë të Ambasadës Amerikane, e cila u karakterizua nga një eufori e rrallë oratorike. Disa menduan se dollia e saj ishte shumë më tepër se një shkallë më lart në masën e hiperbolës, por historia provoi se ajo pati të drejtë. Pelegrinazhet kurajoze të Gjon Palit të II-të pas Perdes së Hekurt, që prej fillimit, tërhoqën vëmendjen e botës. Nga Europa Lindore, kundërshtime të udhërave partiakë në Europën Lindore, trazira të shumta europianolindore, shpejt e kthyen atë në kamzhikun më energjik kundër komunizmit dhe lojtarin më të vlefshëm të Luftës së Ftohtë.
“Ndërkohë, terrorizmi i mbështetur nga shteti ishte në mendjen e Z. Brzezinski atë ditë rrezatuese tetori.... ai u largua nga dreka në një dhomë ngjitur, ku shefi i stacionit të CIA-s në Romë, e priste Subjekti: bashkëpunim sigurie më i ngushtë, më i fuqishëm amerikano-italian, me taktika të reja radikale për të luftuar Brigadat e Kuqe mizore italiane … Në fshehtësi të madhe, zoti Brzezinski, inicioi gjithashtu lëvizjen historike të Luftës së Ftohtë të zotit Carter, duke punuar me njeriun, pushteti dhe influenca e të cilit brenda Selisë së Shenjtë qenë prapa vetëm atyre të vetë Papës, Kardinalin Agostino Casaroli, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, nje negociator i vështirë i njohur privatisht brenda Kurisë së tij si “Kisingeri në raso”.
“Ai dhe zoti Brzezinski çelën një kanal privat midis Shtëpisë së Bardhë dhe Selisë së Shenjtë, të cilin punonjësit e Këshillit për Sigurinë Kombëtare e quanin “linja e nxehtë e Vatikanit”. Ai qe një lidhje të cilën Jimmy Carter dhe Papa Gjon Pali II-të, shpejt e bënë funksionuese me një korrespondencë personale të një gjerësie të jashtëzakonshme … një shkëmbim i paprecedent midis një Presidenti baptist amerikan dhe një Ati të Shenjtë polak katolik roman”.
Rentschler nënvizon se 40 letrat akoma të klasifikuara, mbulojnë një sferë të gjerë çështjesh tejet sensitive: kontrollin e armëve, të drejtat e njeriut, lehtësimin e varfërisë, trazirat popullore prapa Perdes së Hekurt, masakrat sovjetike në Afganistan, fatin e misionarëve katolikë në Kinë, aventurizmin kubanez në Afrikë, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, marrjen e pengjeve dhe terrorizmin. Ai shton se, megjithëse të dy letërkëmbyesit qenë të kujdesshëm të respektonin linjën delikate ndarëse midis politikës dhe priftërores, “korrespondenca qe gjithmonë … një korrespondencë e cila, …duke pasuar aktivitete të caktuara promovimi paqeje që rridhnin nga… pikëpamjet e përbashkëta të tyre, mund të kishte kërkuar mikrokirurgji për t’u perceptuar”. Ekspertët e inteligjencës së DEBKAfile shtojnë: Çaji i vitit 1976 i Brzezinski me Kardinalin polak gjeneroi strategjinë amerikane të Luftës së Ftohtë e cila, me një fjalë, karikonte zellin religjioz të shtypur në mënyrë difektoze që pulsonte në masat e bllokut sovjetik, si armën e ditës së gjykimit të Perëndimit në Luftën e Ftohtë.
Pelegrinazhet e Papës polak, me ndihmën e agjitatorëve sekretë, bëheshin që të zgjonin masat për t’u ngritur kundër shtypësve të tyre ateistë. Njëherazi që kristianët të ishin në lëvizje, Brzezinski propozoi të bindej Islami militant që t’i bashkohej misionit të nxitjes së muslimanëve të shumtë të Bashkimit Sovjetik. Nga perspektiva historike, plani operacional i Brzezinski ishte më radikali i zbatuar deri më atëhere në Luftën e Ftohtë, përveç konfliktit të armatosur. Në krahasim me të, politika e detantës Nixon – Kissinger qe shumë më pak agresive, duke e kufizuar veten në fotografimin e një situate të dhënë dhe ngrirjen e garës së armatimeve, ndërsa të lejonte Luftën e Ftohtë të ecte përpara sipas rregullave të terrenit të pranuara. Ofensiva kryqtare religjioze e Brzezinski doli jashtë këtyre rregullave. Ajo qe, për më tepër, një formë luftimi në të cilën Perëndimi mbante karta të pathyeshme. Çlirimi kombëtar i Moscou Center dhe lëvizjet terroriste, agjentët e dyfishtë dhe “urithët” fenomenalë të Kim Philby dhe gjenia inteligjente e Yuri Andropov qenë të kota në mbrojtjen e thembrës së Akilit të Bashkimit Sovjetik: dëshirën e madhe të pashuar të proletariatit për religjion të organizuar, në sfidë të hapur të përpjekjeve më brutale për ta shtypur atë. Ideja gjeniale e Brzezinski për përdorimit e zellit religjioz për të mundur komunizmin, pati dy efekte jashtëzakonisht ekstremë njëri me tjetrin. Forca e kristianizmit qe një faktor i madh në minimin e dominimit komunist sovjetik të Europës Lindore. Territoret e saj arritën të përqafojnë ndryshimin demokratik, një orientim properëndimor dhe ekonominë e tregut në një proces akoma në evolucion. Në Azi dhe në Lindjen e Mesme, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Carter përdori Islamin fondamentalist për të shpartalluar komunizmin. Në të vërtetë, muxhahedinët e mbështetur nga CIA e nxorrën Ushtrinë e Kuqe jashtë Afganistanit, por e njëjta armë religjioze më pas u kthye eventualisht në një bumerang kundër Amerikës. Ajo riprodhoi al Qaedan e Usama bin Ladenit, lëvizjen terroriste xhihadiste islamike të përkushtuar në shkatërrimin e Perëndimit dhe të vlerave të tij.