E Diel, 1 Nëntor 2026

Laska: Kallëzuam 4 zyrtarë penalisht

• Komisioni i Ligjeve votoi pro raportit vjetor të paraqitur nga ana e ILDKP-së. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni mori pjesë edhe kreu i ILDKP-së, Fatmira Laska.Në diskutimin e saj, Laska tha se, "gjatë vitit 2007 inspektorati ka evidentuar, parandaluar dhe shmangur 110 raste të konfliktit të interesave. Po ashtu, 4 zyrtarë janë kallëzuar penalisht në Prokurori për "Fshehje të pasurisë", ndërsa 12 zyrtarë janë dërguar në organin e akuzës për "Refuzim për deklarim të interesave private". "Në 70 raste zyrtarët kanë qenë në konflikt interesi dhe u është sugjeruar zgjidhja ndërmjet largimit nga puna ose dorëheqjes nga interesat private. Në 63 raste zyrtarët kanë zgjidhur konfliktin duke hequr dorë nga interesat private, që binin ndesh me funksionin publik dhe në 7 raste zyrtarët kanë bërë zgjidhjen, duke u larguar nga funksioni publik. Ndërsa në 40 raste të tjera është shmangur rekrutimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›