Laska: Na duhet bashkëpunim
• Kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Fatmira Laska, tha dje në tryezën e organizuar se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve për të parandaluar rastet e konfliktit të interesit. “Prandaj, ka shumë nevojë për bashkëpunim, sigurisht që bashkëveprimi në kohën e duhur do të ndikojë pozitivisht për të parandaluar veprimet e parregullta të zyrtarit pa u rënduar në to, kur dihet që në rastin më të lehtë përbën përgjegjësi administrative”, theksoi dje Laska. Sipas saj, “Inspektorati i Lartë me qëllim për të realizuar një proces identifikimi dhe regjistrimi të rregullt të interesave private të zyrtarëve, gjatë këtij muaji shkurt ka qenë për ndihmë e kontroll pranë çdo institucioni publik në Tiranë”.