E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laura Zekthi bashkohet me të ëmën pas tri dekadash

Ku jeton sot ajo pjesë e imja pa të cilën nuk do tw mund të ekzistoja? Cila është ajo grua qw mban atë emër të shtrenjtë që dua aq shumë ta pëshpëris: nënë? Kush jam unë dhe ... kush më solli në këtë botë? Këto pyetje-slogan kanë shoqwruar për vite të tëra jete djem e vajza, fëmijë të njerëzve pa emër, të cilëve iu desh të zgjidhnin dashur pa dashur një rrugëtim të vështirë vetëm, pa krijesat që sollën me aq dhimbje e dashuri në këtë botë. Disa prej këtyre fëmijëve të braktisur do t’u buzëqeshte fati në një moshë shumë të hershme pasi do tw birësoheshin nga çifte, të cilëve u mungonte mjaft ajo pamje aq e dëshiruar e të qenit prindër. Ndërsa të tjerëve fati u ka treguar në çdo kohë ironinë e tij groteske e tejet dramatike në të njwjtën kohë. “Njerëz të humbur”- emisioni më popullor i transmetuar direkt çdo të shtunë në valët e “Vizion plus” - u ka lwnë gjithmonë një hapësirë të veçantë këtyre krijesave, të cilët vijnë në momente të ndryshme të jetës së tyre, të ndjerë krejt të vetëm, për të gjetur atë dashuri qw u ka munguar që në lindje. Pjesa më e madhe e tyre fillojnë të kërkojnë prindërit biologjikw kur prindërit që i kanë rritur janë ndarë nga jeta. Mes këtyre fëmijwve, të shtunën mbrëma në studion e “Njerëz të humbur” ishte prezente edhe një vajzë 29-vjeçare, tashmë e bërë nënë edhe vetw, Laura Zekthi. Historia e Laurës fillon më 7 korrik të vitit 1978, kur ajo erdhi në jetë në Maternitetin e Tiranës. Nëna e saj e quajti Mirlinda, por kur u birësua në moshën 9-muajshe ajo u quajt nga prindërit që e rritën Laura. Në moshën 15-vjeçare, Laura mëson të vërtetën e jetës së saj nga një mik i familjes së prindërve të saj birësues. Laura nuk i pyeti asnjëherë prindërit e saj mbi të vërtetën e birësimit. Ajo druhej se do t’i lëndonte edhe pse ata ishin treguar të gatshëm t’i shpjegonin asaj historinë që prej zanafillës. Kur ishte 18 vjeçe, prindërit e Laurës ndahen nga jeta duke e lwnë atë të vetme. Ajo fillon të mendojë seriozisht për të kërkuar nënën e saj biologjike, duke iu drejtuar “Njerëz të humbur”. Laura i beson historinë e saj stafit të këtij emisioni me shpresën se nëna e saj do ta shikonte dhe do tw vinte ta takonte pas 29 vitesh. Trajtimi i këtij rasti në “Njerëz të humbur” pati mjaft telefonata. U fol për një vendndodhje të mundshme të nënës së Laurës në disa qytete të Shqipërisë. Por pas verifikimeve të gazetarëve, u arrit të gjendej vendndodhja e saj në Greqi. Ajo kishte vite që jetonte nw këtë shtet ku ishte martuar me një shtetas grek. Laura ishte mbështjellë nga emocione të forta të shtunën mbrëma, teksa rrinte e ulur në kolltukun e rasteve qendrore. Ajo shprehu një mall të madh për prindërit që ishin larguar nga jeta vite më parë, por nuk mund të mohonte ndjenjën e fortë që e shtynte tw njihte nënën e saj të vërtetë. Askush nuk e priste momentin kur Aida Shtino, teksa po bisedonte me Laurën, i tha asaj: “Ne ta kemi gjetur nënën“. Nëna e Laurës hyri duke u dridhur nga tuneli i dritës teksa vajza e saj fliste ende me drejtuesen e emisionit. Pas pak minutash, nënë e bijë u përqafuan me mall e lot duke u larguar nga studioja e “Njerëz të humbur” dorë për dore.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›