Tifozët, bomba letre kundër Romës
Trigoria, qendra sportive ku grumbullohet Roma është sulmuar me bomba letre nga tifozët verdhekuq. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm (pak pas mesnate), u dëgjua një shpërthim përpara portës kryesore. Skuadra e kryeqytetit italian ishte "izoluar" pas humbjes me Udinezen, për të qenë e përqendruar në prag të ndeshjes së sotme me Bolonjën. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, por agjencitë e lajmeve konfirmuan se lojtarët nuk u kapën nga paniku: thuajse askush nuk doli nga dhoma, për të parë se çfarë ndodhi. Në stërvitjen e paradites, situata ishte më e qetë, por nuk munguan parullat kundër lojtarëve dhe drejtuesve.