Nxori automjetin e sekuestruar, arrestohet roja
Lejon daljen e automjetit të bllokuar nga policia, procedohet penalisht një 45-vjeçar nga qyteti i Librazhdit, i cili ishte lënë si roje. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se rreth orës 22:00 të së dielës u bë arrestimi në flagrancë i 45-vjeçarit Gëzim Xherri, banues në Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, për ruajtjen e mjeteve motorike të bllokuara nga policia e Qarkullimit Rrugor për zonën e Përrenjasit, ka lejuar daljen e automjetit me targë KU052-CV, të bllokuar nga policia rrugore, pa procesverbalin e zhbllokimit të këtij mjeti. Nga ana e policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale karrotreci me targa TR8004S dhe automjeti KU052–CV. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
#