E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio nuk heq dorë nga Cana

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 12:07

Lorik Cana vazhdon të mbetet objektiv i Lazios. Sipas të përditshmes italiane ‘Il Tempo’, mesfushori kosovar vazhdon të mbetet në shënjestër të ekipit italian, i cili e kishte kërkuar përfaqësuesin shqiptar edhe gjatë verës.

Kjo e përditshme e citon babanë e Lorikut, Agim Cana, sipas të cilit, 27 vjeçari mund të largohet nga Galatasaray gjatë verës, pas ndryshimeve rrënjësore që do të bëhen te gjiganti turk.

Cana ishte kritikuar për faktin se u largua nga Sunderland vetëm pas një viti të kaluar në Premierligë. Mirëpo, ai mund ta ndjek këtë rrugë edhe gjatë kësaj vere, për t’u larguar nga Turqia vetëm pas një sezoni.

Lazio mbetet klubi më i interesuar për Canën. Ekipi italian e ka përqendruar vëmendjen te drejtori sportiv Igli Tare, i cili do të mundohet ta bind lojtarin luftarak të zbarkojë në Itali. Mirëpo, për Canën interesim kanë shfaqur edhe klubet angleze Aston Villa, Bolton e Fulham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›