E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo prezanton kandidatin e Përmetit

28/05/2005  Kryetari i PDR, Genc Pollo, prezantoi dje në zonën zgjedhore 35 kandidatin për deputet të kësaj partie, Roland Përmeti. Kryetari i PDR-së tha se kjo zonë, megjithëse nuk është larg nga ndërtesa e Bashkisë së Tiranës, vazhdon të vuajë mungesën e ujit dhe të infrastrukturës. “Ju jeni 10 minuta në këmbë nga Kryeministria e 15 minuta nga Bashkia. Por, realitetet tuaja, pasi përshkon disa fasada pallatesh me bojatisje haluçinante, janë shpesh si në emisionin e harruar, vende e popuj. Uji i pijshëm nuk vjen në shtëpi, por ujërat e zeza ju lagin këpucët sapo dilni jashtë. Pallatet e shtëpitë po ndërtohen brinjë më brinjë, pa plan, pa leje, apo me leje nën dorë. As edhe një shkollë nuk është ndërtuar nga kjo qeveri megjithë 5-fishimin e popullsisë. Ne duam ta ndryshojmë këtë gjendje. Ju ftoj të besoni se kjo ndryshohet, siç mund të ndryshohet për mbarë e gjithë Shqipëria”, tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›