E Diel, 1 Nëntor 2026

Ledi GaGa, më e shkarkuara në Britani



Ylli i muzikës dance, Lady GaGa, është emëruar “mbretëresha” e viteve iPod, pasi është artisja më e shkarkuar në internet në historinë e top listës britanike. Në pesë vite që kur shkarkimet llogariten si figura shitjeje në Britani, këngëtarja i ka parë dy nga hitet e saj në mesin e top - five hiteve më të shitura në këtë listë. “Poker Face” ishte kënga më e shkarkuar, derisa hiti debutues i saj, “Just Dance”, është renditur i treti. Edhe bendi “Kings of Leon” po ashtu është në mesin e më të suksesshmëve, pasi kënga e tyre “Sex on Fire” është renditur e dyta, ndërsa hiti tjetër “Use Somebody” mban pozitën e katërt.

Patinson: “Fama më ka bërë të vetmuar”

Robert Patinson thotë se fama e ka bërë atë të fshihet nga bota, duke e shndërruar në një person të vetmuar. Zemërthyesi britanik është shndërruar nga një person i panjohur në një prej yjeve më të mëdha të Hollivudit në 12 muajt e fundit, që kur luajti rolin e vampirit Eduard Kullen në filmat hit “Tuilight”. “Gjithmonë kam qenë ca i vetmuar, ndaj kjo nuk bën shumë ndryshim nga ajo çfarë në fakt jam, por ndiem më i qetë kur jam në xhirime sesa në përditshmëri. Nuk jam aspak i qetë kur jap intervista dhe kur më duhet të flas me njerëz të panjohur.” Kështu është shprehur aktori për britaniken “Hello!”

8 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›