Xhekson, ylli që do të fitojë më shumë para në 2010-n
Ekspertët parashikojnë se këngëtari Majkëll Xhekson do të jetë ylli që do të fitojë më shumë para se të gjithë këngëtarët dhe yjet e tjera botërore për vitin e ardhshëm (2010). Pas vdekjes së “Mbretit të Popit, më 25 qershor të këtij viti, Xhekson është rikthyer në toplistat botërore, ndërkohë që ekzekutuesit e pronës së tij planifikojnë të lançojnë një dokumentar, një koncert të drejtpërdrejtë dhe një DVD. Nëse realizohen këto, pa dyshim, Xhekson do të jetë personazhi që do të fitojë më shumë para nga të gjithë yjet botërore përgjatë vitit 2010. Pas tij, si fitimtarë të mëdhenj konsiderohen Kristiano Ronaldo, Ledi Gaga, Ema Uotson, Dejvid dhe Viktoria Bekam, Luis Hamilton, Robert Patinson, Elvis Presli dhe Britni Spirs.
8 Shtator 2009