Pranga inspektorit të Durrësit, i dërgoi sms Dajtit para masakrës
23/11/2009 Minutat kur Mariglen Muça u arrestua në zyrën e prokurorëve të Krimeve të Rënda
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka arrestuar dje një nga inspektorët e policisë së Durrësit, i cili dyshohet se për disa vite me radhë ka ndihmuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti, për t’ju fshehur efektivave të policisë së shtetit. Ai quhet Mariglen Muça me detyrë inspektor i seksionit të vjedhjeve, në zonën e plazhit në Durrës dhe që dyshohet se më 7 gusht të këtij viti, 20 minuta përpara vrasjes së 4 policëve i ka dërguar një mesazh Ergest Xhoxhit, ku e informonte këtë, por dhe Dajtin për rrethimin që u kishin bërë agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale. Arrestimin i tij, i ngjan skenarëve të filmave hollivudianë, pasi menjëherë sapo ka dhënë deklarimet përpara prokurorëve Eugen Beci dhe Ardian Nezha, këta dy të fundit i kanë komunikuar në zyrën e tyre masën e sigurimit “arrest në burg” të vendosur nga gjykata. Fillimisht punonjësi i policisë Muça ka qëndruar i befasuar, por më pas i është nënshtruar vendimit të gjykatës, duke përfunduar kështu në ambiente e burgut 313. Ai akuzohet nga Prokuroria se ka pasur komunikime të vazhdueshme me kunatin e Dritan Dajtit, shtetasin Ergest Xhoxhi, akuzë të cilën ai e ka pranuar, madje duke thënë se Xhoxhit i kishte shitur edhe një motor. Ndërsa për sa i përket lidhjeve të tij me 38-vjeçarin Dajti, oficeri i policisë Mariglen Muça ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve, duke thënë se ai nuk ka pasur dijeni që Xhoxhi ka qenë kunati i të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Lidhur me këtë çështje dje nga Prokuroria janë marrë në pyetje dhjetëra oficerë të policisë, të cilët kanë dhënë sqarime për implikimin ose jo të tyre me Dajtin.
Fletë-thirrja
Ditën e premte të javës që shkoi, dy prokurorët e çështjes dërgojnë në adresë të Mariglen Muçës një flete-thirrje, ku i kërkojnë inspektorit që të paraqiten pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me qëllim dhënien e disa deklarimeve për procedimin penal të nisur ndaj 38-vjeçarit Dajti dhe Ergest Xhoxhi. Muça, kërkesës së Prokurorisë i është përgjigjur pozitivisht, pasi rreth orës 11:00 ai është paraqitur në organin e akuzës. Përpara se të dëshmonte, i arrestuari ka telefonuar shefin e komisariatit të Durrësit, të cilit i është justifikuar lidhur me mungesën e tij në punë. Ndërkohë pas kësaj Mariglen Muça është gjendur përballë dy prokurorëve Eugen Beçi dhe Ardian Nezha, të cilëve u ka treguar lidhjet e tij, me kunatin e Dritan Dajtit. Kësisoj këtyre deklarimeve, dy përfaqësuesit e organit të akuzës kanë këmbëngulur duke thënë se i arrestuari ka pasur dijeni mbi lëvizjet e Dajtit, dhe për çdo informacion që ai kishte rreth tij, ja transmetonte në telefon kunatit. Ky i fundit informacionin ia kalonte të shumëkërkuarit Dajti, i cili më pas merrte masat për t’iu shmangur efektivave të policisë që kërkonin ta arrestonin. Pretendimet e akuzës, Mariglen Muça i ka hedhur poshtë duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për Dajtin.
Kishin telefonuar kunatin e 38-vjeçarit Dritan Dajtit
Merren në pyetje, katër oficerë
të tjerë të policisë së shtetit
TIRANE- Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje oficerë të tjerë nga policia e Durrësit, një oficer i policisë në Krujë, një oficer i policisë në Dibër dhe një tjetër në Gjirokastër. Këta persona kanë deklaruar se kanë komunikuar me Ergest Xhoxhin, pasi ua ka rekomanduar kolegu i tyre Maringlen Muça. Përpara prokurorëve ata pranuan të jenë takuar me kunatin e Dajtit, por që kanë mohuar implikimin e tyre në dhënien e ndihmës për të mbajtur në arrati Dritan Dajtin. Ndërkohë Prokuroria konfirmoi se inspektori e kishte pajisur Dritan Dajtin me uniformë policie, me një dokument policie dhe se disa herë dyshohet ta ketë transportuar atë me makinën e vet në vende të ndryshme. Arrestimi i Dritan Dajtit u krye javën e parë të gushtit dhe vrasja e Altin Dizdarit, Saimir Duçkollarit, Fatos Xhanit dhe Kastriot Feskajt gjatë këtij operacioni hodhi dyshime të forta për tradhtimin e oficerëve të policisë gjatë këtij aksioni. Sidoqoftë për këtë episod të paprecedent për policinë shqiptare ende nuk ka emra të implikuarish.