E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, regjistrohen 550 biznese, mbyllen 120 të tjerë

24/11/2009  Sipas të dhënave nga QKRB, këtë vit s’ka vendim gjykate për falimentin thjesht zhvendosje

FIER- Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të biznesit në Fier nuk ka deklarim të biznesit për mbyllje të tij për shkak të falimentimit. Sipas punonjësve të kësaj agjencie për qarkun Fier, për gjithë periudhën e këtij viti janë regjistruar 550 subjekte të biznesit të vogël dhe të madh, ndërkohë që janë mbyllur 120 subjekte të tjera. Mbyllja e tyre nuk është shpjeguar për shkak të falimentit, por për largim të tyre jashtë vendit, ose qytete të tjera të mëdha, ndërkohë që për këto mbyllje nuk ekzistojnë as vendime gjykate që të vërtetojnë këtë fakt, i cili dëshmon ligjërisht falimentin.

Bizneset

“Nuk kemi asnjë biznes në Fier që të deklarojë falimentin”,-kanë pohuar në këtë qendër. Që të themi se një biznes ka falimentuar duhet të sjellë vendim gjykate, dhe si të tillë nuk ka asnjë. Nuk ka falimentim thjesht kalim të biznesit nga një vend në tjetrin”. Por megjithatë për punonjësit e qendrës së regjistrimit të biznesit ka një rënie të regjistrimit të bizneseve të rinj dhe në këtë periudhë të këtij viti krahasuar me një vit më parë numri i subjekteve të hapur të rinj ka qenë dyfish më shumë se një vit më parë. “Numri i bizneseve të hapur këtë vit ka qenë shumë herë më i madh në krahasim me vitin e kaluar që kishim vetëm 230 subjekte”,-kanë pohuar në qendrën e regjistrimit të biznesit në Fier. Raporti tregon se ka më pak biznese të mbyllura çka do të thotë se biznesi po shkon drejt normalizimit. Edhe nëse mbyllet një biznes tregon se kryefamiljari ka shkuar me punë në shtet, ose e ka mbyllur për arsye ndoshta edhe familjare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›