E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tradita e shpërblimit të moshës së tretë

SHKRUAN: Jonida Tashi 23-12-2010 12:37

Fillimisht shpërblimi për festat ose siç është quajtur ndryshe nga Kryeministri i vendit, si “Kartolina e Vitit të Ri” për pensionistët, u aplikua për herë të parë nga Nano në vitin 2004, kur ai u premtoi dhe u shpërndau një shpërblim prej 3 mijë lekësh për të gjitha kategoritë e të moshuarve. Më pas, edhe pas ndërrimit të pushteteve, në vitin 2005, kur në krye të qeverisë erdhi kryeministri aktual i vendit Sali Berisha, u respektua e njëjta traditë. Që nga viti 2005, Berisha ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve, duke u dhënë një pagesë deri në 5 mijë lekë moshës së tretë, si një “dhuratë” për festat e fundvitit. Aktualisht në vendin tonë janë rreth 550 mijë pensionistë përfitues të këtij shpërblimi që jepet çdo fundvit, me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›