Legalizimet, 1951 familjet që marrin tapinë në Tiranë
Të tjera parcela ndërtimore legalizohen në Qarkun e Tiranës. Gazeta boton sot listën me 1951 emrat e familjeve, për të cilat Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dosjet tekniko-ligjore dhe që duhet të bëjnë pagesën. Pasuritë që legalizohen i përkasin njësive të ndryshme bashkiake dhe qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave postare përkatëse, për të tërhequr formularin e pagesës nga data 17.05.2010. Sipas përcaktimeve në ligjin përkatës, detyrimi mund të shlyhet dhe në bono privatizimi. Për ata që janë të interesuar që të bëjnë pagesën në këtë formë është e nevojshme që të paraqesin një kërkesë pranë Agjencisë së Legalizimeve.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF