E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Turdiu: Lehtësitë nga Kodi i Ri i BE



Kodi i ri për dhënien e vizave "Shengen" parashikon të drejtën e qytetarëve shqiptarë për t'u ankuar. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, njëherësh kryenegociator i palës shqiptare për liberalizimin e vizave, Gazmend Turdiu, tha dje se kodi i ri ka përparësinë e ankimimit. Sipas tij, ky kod nuk sjell ndonjë gjë tjetër të re për shqiptarët, pasi mes Shqipërisë e BE-së ka një marrëveshje për lehtësimin e dhënies së vizave. "Kodi i ri i vizave të Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Ato u që ofrohen të gjithë qytetarëve të botës ne i përfitojmë, ndërkohë që kemi një marrëveshje, e cila në shumë aspekte është më e përparuar nga sa ofrohet përgjithësisht. Në marrëveshjen që kemi në me BE-në për lehtësimin e vizave, e cila ka hyrë në fuqi që në 1 janar të vitit 2008, kosto maksimale është 35 euro. Kodi përcakton 15 ditë për marrjen e përgjigjes, në marrëveshje ne e kemi 10 ditë. E vetmja përparësi që kodi ka ndaj marrëveshjes që kemi neve është që parashikon të drejtën për ankimim", tha Turdiu. Në lidhje me datën e se kur mund të liberalizohen vizat, Turdiu u shpreh: "Nuk jap dot një datë konkrete se kur do të hyjë në fuqi, por unë them me bindje që i kemi plotësuar kushtet teknike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›