Legalizimet, 811 familjet që do marrin tapinë
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përfunduar përgatitjen e dosjeve tekniko-ligjore për 811 përfitues që do të marrin tapinë. Gazeta boton sot emrat e atyre që duhet të paraqiten pranë zyrave postare përkatëse, duke filluar nga dita e hënë. Në këto lista përfshihen emrat e 700 përfituesve në Tiranë, kryesisht në njësitë bashkiake 2, 4, 8, 11 si dhe 60 familje që kanë ndërtuar objekte në tokë të tyre. Ndërkohë që nga ALUIZNI kanë përfunduar edhe dosjet e 51 familjeve në Kavajë, të cilat pas pagesës do të marrin tapinë. Pagesa me ligjin e ri për parcelat ndërtimore mund të behet deri në 70% me bono privatizimi. Agjencia e Legalizimeve bën me dije se po vazhdon me intensitet përgatitjen e dosjeve dhe për këtë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF