E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhon Voit, bashkimi me Anxhelinën ishte mrekulli



Babai i Anxhelina Zholisë, Xhon Voit, e ka përshkruar ribashkimin e tyre të fundit si ‘të mrekullueshëm’. Voight, i cili ka qenë larg vajzës së tij për disa vite, pasi tha se ajo kishte ‘probleme psikologjike’, kishte fluturuar në Venedik gjatë të dielës, për të kaluar kohë me Zholinë, partnerin e saj Bred Pit dhe gjashtë fëmijët e tyre. “Ishte shumë mirë. Kaluam kohë të mira së bashku. Nuk dua të flas shumë për këtë, por ishte diçka e mrekullueshme”, ka thënë Voight për “TMZ”. Nga vetë aktorja nuk është bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë takim, pasi ajo i mban larg çështjet familjare nga ato profesionale.

26 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›