E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, PDK: Qeveria të stimulojë familjet në nevojë

 

PDK kërkoi që qeveria të zgjidhë menjëherë çështjen e legalizimeve të banesave informale. Deputeti i PDK-së, Jak Ndokaj, gjatë diskutimit në Kuvend deklaroi se “u bë kohë që dëgjojmë lajme dhe lexojmë njoftime në media për lista banorësh për legalizim, por ende nuk ka veprime konkrete, nuk ka ndarje dokumen-tesh ligjore dhe kështu nuk ka zhbllokim procesi të pronësisë, siç është edhe premtuar”. “Shqetësimi i dytë lidhet me konfliktet ende të hapura midis pronarëve ligjorë dhe pronarëve të rinj që përfitojnë nga legalizimet. Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse kanë premtuar se procesi do të ishte i dyfishtë, përfitimet nga legalizimet do të kalonin në masë kompensuese për ish-pronarët legjitimë”, deklaroi Ndokaj. Deputeti demokristian shprehu shqetësime edhe në lidhje me gjendjen sociale dhe ekonomike të banorëve që presin t’u legalizohen ndërtimet informale. “I bëj thirrje qeverisë të japë sa më shpejt një përgjigje për këtë kërkesë, duke miratuar një VKM të re stimuluese për familjet në nevojë, duke ulur kostot financiare të legalizimeve ose duke shtyrë në kohë afatet e pagesës”, tha Ndokaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›