Përmasa ekonomike të arsimit të lartë
Dritan Nelaj
Duke u nxitur nga polemika e fundit në faqet e gazetës “Panorama” mes z. Henri Çili dhe z. Mark Marku për “Marubin”, mendova të përfshihem edhe unë në këtë bisedë. Temat dhe idetë e përcjella nga z. Çili janë veçanërisht të përditësuara me debatet dhe trajtimet akademike sidomos në Evropën kontinentale. Për parantezë, ajo çka po vërehet sot nga studiues të fushës së arsimit të lartë në Evropën kontinentale është një tërheqje e shtetit nga drejtimi klasik i sistemit të arsimit të lartë dhe forcimi i mekanizmave të quasi-tregut në koordinimin e sistemit. Por nga ana tjetër po vërehet një forcim i rolit të shtetit në vendet anglo-saksone sidomos në Angli, ku tashmë sistemi nuk koordinohet më nga oligarkia akademike, por që shteti sidomos me mekanizmat e auditimit, sigurimit të cilësisë, konkurrimit për grante si për kërkimin shkencor dhe mësimdhënie etj., ka marrë një rol shumë më të fuqishëm se në të shkuarën. Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe në SHBA kur vërehet një rregullim më i madh i sektorit dhe që sigurisht kjo ka rritur edhe rolin e shtetit federal, por sidomos të shteteve në koordinimin e sistemit. Le të zbresim në rastin tonë. Sigurisht që shteti mund të konsiderohet si blerës i shërbimit të arsimimit për popullatën e tij. Pra, sidomos në rastin e arsimit të lartë në pjesën dërrmuese të globit shteti nuk shfaqet më si prodhuesi i drejtpërdrejtë i shërbimeve që arsimi i lartë ofron. Në disa vende pararojë të Evropës Perëndimore ka disa vite që shteti e percepton veten si supervizues i sistemit dhe jo kontrollues i tij dhe për më tepër sillet si blerës i shërbimit, që sistemi në tërësi ofron pra, duke përfshirë dhe sektorin privat. Disa vende financimit të sektorit publik i bashkëngjisin një kontratë, e cila negociohet midis ministrisë dhe universitetit përkatës dhe që përmban objektiva dhe rezultate, të cilat premtohen të mbërrihen nga universiteti brenda ciklit të financimit. Në literaturë gjenden dy lloj kategorish modelesh financimi të sektorit. I pari është ai i kuponëve të studimit, model që është shumë më afër tregut dhe që i dhuron një pushtet shumë më të shprehur studentit. Ky model pret që studenti të transformohet në konsumator dhe të përdorë analizën e konsumatorit përkundrejt blerjes në treg të një shërbimi, i cili normalisht ofrohet nga më shumë se një operator. Ky model u eksperimentua në një shtet të SHBA-ve në sistemin e shkollave të mesme dhe pas disa kohës u shpall si jo i vlefshëm. Këto vitet e fundit Holanda si një nga sistemet e arsimit të lartë më novatore në Evropë, po mendon ta përdorë këtë model në financimin e sektorit të arsimit të lartë. Në literaturë vërehen tre vështirësi që ky model mbart. Zgjedhja e studentit është një nga variablet që komplikon këtë model. Sipas disa studimeve të fokusuara në mënyrën sesi vendos studenti dhe se çfarë faktorësh e ndikojnë atë, është vënë re se studenti në më të shumtën e rasteve nuk vë në punë me kapacitet të plotë mekanizmin e zgjedhjes racionale në kuptimin ekonomik të fjalës. Pra, karriera apo cilësia e mësimdhënies konkurron si kriter mes kriteresh të tjera siç janë mjedisi social i universitetit, distanca nga qyteti i tij, tradita familjare përkundrejt shkollimit dhe llojit të shkollimit etj. Për këtë arsye shumë studiues janë të pasigurt përkundrejt elementeve racional, që studenti përdor për të zgjedhur universitetin dhe degën e studimit. Së dyti, thuhet gjerësisht se arsimimi universitar është një e mirë e bazuar në përvojë. Kjo do të thotë që askush nuk mund ta njohë me siguri cilësinë e arsimimit për aq kohë sa, a) nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë ndaj tij dhe b) nuk e ka testuar personalisht “diplomën” përkatëse në tregun e punës. Duke i shtuar kësaj edhe specifikën e produktit arsimor, në të cilin prodhuesi dhe klienti përkatësisht pedagogu dhe studenti janë bashkautorë të cilësisë së mësimdhënies situata bëhet edhe më e komplikuar. Pikërisht edhe prej këtij shkaku universitetet më të mira kanë edhe studentët më të mirë, pikërisht sepse studentët cilësor kanë një rol të rëndësishëm në cilësinë e vetë produktit përfundimtar. Dhe së fundi transparenca e sistemit, pra mundësimi i informacionit të plotë për sistemin, universitetet, degët e studimit, perspektivat akademike dhe ato të karrierës në tregun profesional apo të përgjithshëm të punës, cilësia e stafit, orientimi i universitetit, shërbimet, mundësitë e kërkimit shkencor e një sërë elementesh të tjerë duhet të vihen në dispozicion të kandidatit për student në mënyrë që të përbejnë bazën e informacionit mbi të cilin ai do të vendosë. Asnjë sistem sigurisht përfshirë edhe atë shqiptar nuk ka mundur që ta realizojë plotësisht këtë kërkesë.
Për këto shkaqe financimi i institucionit bazuar në numrin e studentëve dhe indikatorëve të tjerë është modeli pothuajse dominues në të gjitha sistemet. Për këtë shkak janë futur në lojë mekanizmat e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë.
Në aspektin e financimit ideja e ndarjes së kostove midis shtetit dhe individit ka pësuar rritje në legjitimitet në literaturën për arsimin e lartë. Mendohet se formula më e drejtë por paksa e vështirë për t’u zbatuar është ajo e marrjes parasysh të përfitimit publik dhe atij privat në arsimimin brenda një programi të caktuar. Kjo do të thotë që individi shijon përfitim individual në të ardhmen e tij si pasojë e aftësimit dhe rritjes së njohurive të tij dhe ky përfitim njihet si përfitim privat. Ndërkohë që puna që do te kryejë individi i arsimuar do të ketë efekte me të gjera sesa territori i jetës së tij individuale. P.sh: Ai do të kryejë një punë cilësore dhe do të jetë krijues, njohuritë e tij do të përmirësojnë njohuritë e ambientit të tij të punës pra, kolegët qe do të bashkëpunojnë me të do dinë më tepër se më parë, ulja e dhunës dhe krimit, përforcimi i zbatueshmërisë së ligjit dhe rregullave etj.
Në literaturë thuhet se bazuar në sasinë e përfitimit shoqëror të evidentuar në këtë formulë e cila në fakt është e matshme dhe disa agjenci e kryejnë këtë matje, duhet financuar individi nga buxheti publik ndërsa pjesën e mbetur duhet ta mbulojë vetë i interesuari. Sigurisht asnjë vend nuk e ka lidhur ngushtë modelin e financimit me formulën e mësipërme, por që sigurisht në disa vende kjo formulë përbën një nga referimet kur konceptohet financimi publik. Sigurisht që kjo na çon drejt diversifikimit të tarifave të studimit edhe brenda sektorit publik të universiteteve tona.
Duke iu kthyer çështjes së financimit të sektorit privat nga buxheti publik, përgjithësisht ndodh që buxheti publik financon atë pjesë të sektorit privat, i cili deklarohet si jofitimprurës pra, në kuptimin që sigurisht që buxheti i brendshëm i universitetit do të prodhojë mbivlerë edhe në këtë rast, por kjo mbivlerë riinvestohet brenda vetë universitetit. Por mund të ndodhë dhe kjo është fare e justifikueshme që shteti të blejë shërbimin e një operatori privat fitimprurës për shkak se cilësia e shërbimit si p.sh., lloji i tillë i kërkimit shkencor, i cili nuk ofrohet në pjesën tjetër të sektorit. Këtu vijmë tek çështja e financimit të sektorit publik dhe privat nga buxheti i shtetit si një veprim strategjik. Në të ardhmen ne do të përballemi me sfidën që pjesa më e zhvilluar e botës po e përjeton sot, ajo që quhet ekonomia e dijes pra, një lidhje organike dhe dinamike midis institucioneve të prodhimit dhe transmetimit të dijes dhe vetë ekonomisë të një vendi. Së paku ne duhet të fillojmë që nëpërmjet financimit të kërkimit shkencor pa dallim, nëse operatori është privat apo publik të mund të rrisim kapacitetet kërkuese të institucioneve tona të arsimit të lartë, sidomos ato të kërkimit të aplikuar, i cili kontribuon drejtpërdrejtë në atë çka u quajt lidhje organike e universitetit me ekonominë. Për të mos folur edhe për rolin që kanë kapacitetet e universitetit ndaj kërkimit shkencor në përmbushjen me sukses të zbatimit të studimeve të masterit dhe doktoraturës, të cilat pa një infrastrukturë të kërkimit shkencor cenohen në thelbin e tyre funksional. Ndoshta këto duhet të jenë disa nga çështjet që lidhen me përmasën ekonomike të sistemit të arsimit të lartë, të cilat debatohen gjerësisht në hapësirën e zhvilluar të globit dhe që ndoshta duhet të ngacmojnë më shumë interesin e politikbërësve dhe sidomos të universiteteve tona.
*Student në Master mbi Arsimin e Lartë