Legalizimet, emrat e 1978 familjeve që marrin tapinë
Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dosjet tekniko-ligjore për 1323 pasuri në Fier, 240 pasuri në Kukës dhe 415 pasuri në Dibër. Gazeta boton sot emrat e 1978 përfituesve për tre qarqet, të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t në qytetet respektove, ku duhet të tërheqin formularin e pagesës. Njëkohësisht ata mund të bëjnë edhe kërkesën për mënyrën se si duan të shlyejnë detyrimin, sipas ligjit të legalizimeve. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha, me sipërfaqe 1-300 m2, mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF