E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Deri më 30 prill, 720 mijë shtetas pa karta

 

Deri në muajin prill, sipas informacionit zyrtar të paraqitur nga Ministria e Brendshme në Kuvendin e Shqipërisë, janë rreth 492 mijë shtetas pa pasaportë pa u pajisur pa kartat e identitetit. Në informacionin e paraqitur nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni drejtuar komisionit ad-hoc për zbatimin e Kodit Zgjedhor, në lidhje me ecurinë e procesit të kartave të identitetit, bën të ditur se gjithsej kanë aplikuar për karta 237.866 në shkallë vendi. Kur duhet edhe mbi 50 ditë nga votimet e 28 qershorit, nga 729.710 persona që rezultojnë pa asnjë dokument identifikimi kanë mbetur gjithsej 491.844 pa marrë letërnjoftimin elektronik. Në bazë të shifrave, qarku i Tiranës nga 164.259 votues pa dokumente identifikimi kanë aplikuar gjithsej 82.666 veta. Në bazë të informacionit të marrë në datën 30 prill rezulton se, "numri i zyrave të hapura për aplikim është 322, numri i stacioneve të aplikimit të instaluara është 468". "Totali i aplikimeve të kryera është 707.491, totali i letërnjoftimeve të prodhuara është 540.290, totali i letërnjoftimeve të shpërndara pranë zyrave është 512.525; totali i letërnjoftimeve të tërhequra më 29 prill është 10.851, ndërsa numri i aplikimeve në këtë datë është 16.973. Numri kumulativ i shpërndarjes te qytetarët 278.103", thuhet në shkresën e Ministrisë së Brendshme.

Kartat e Identitetit

 Votues pa pasaportë        Mbeten pa aplikuar
BERAT         37.934            20.611
DIBËR         48.660            41.317
DURRËS         70.426            47.651
ELBASAN         79.557            57.648
FIER            80.890            55.952
GJIROKASTËR     17.515            12.834
KORÇE        51.325            32.235
KUKËS        34.229            32.467
LEZHE        39.910            30.998
SHKODËR        62.717            48.824
TIRANË        164.259            81.993
VLORË        42.198            29.324
Totali        729.710        491.844

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›