E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, hipotekat do japin tapitë për 15 ditë

 

Hipotekat, brenda 15 ditëve, janë të detyruara të japin tapitë për pronat që legalizohen.  Gazeta zbardh sot të plotë udhëzimin e kreut të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Arben Qirjako për të gjithë degët e hipotekat. Sipas udhëzimit, qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë hipotekës përkatëse. "Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë hipotekës përkatëse me njoftimin e ALUIZNI-t dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve". Në udhëzim, përjashtohet kontrolli që inspektorët e hipotekës mund t'i bëjnë pronës që do të legalizohet. "ZVRPP-të nuk kanë të drejtë t'i dërgojnë qytetarit Akt Verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet t'i drejtohet Zyrës Rajonale të Legalizimeve", theksohet në udhëzim. Në fund të këtij procesi, që nuk mund të zgjasë më shumë se 15 ditë, i legalizuari do të marrë tapinë dhe do të kthehet në pronar të tokës. Sipas ALUIZNI-t, kjo e fundit gjatë ndarjes së lejes së legalizimit, i njofton aplikuesit ditën kur duhet të shkojnë në hipotekë. Në udhëzimin e Hipotekës, është parashikuar, që në rastet kur toka dhe prona që legalizohet është në sistemin e ri të Hipotekës, pra në atë elektronik dhe të verifikuar atëherë ai do të marrë menjëherë Certifikatë Pronësie. Në rastet kur zona përkatëse nuk është në Sistemin e ri të Hipotekës, atëherë do të pajiset me Vërtetim Pronësie. "Në rastet kur Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme". Udhëzimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve të legalizimit në të tre rastet; kur ndërtimi pa leje ndodhet në pronësi të vetë qytetarit, kur ndërtimi ndodhet në truall, që është në pronësi të shtetit; dhe në rastet kur ndërtimi ndodhet në një parcelë në pronësi private. "Në rastin e fundit do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet, dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit". Pra në këtë rast, prona do të kalojë në emër të shtetit, pra do të shpronësohet, dhe më pas do të kalojë në emër të së legalizuarit. Sipas të dhënave, zyrat e ALUIZNI-t do të dërgojnë në Hipotekë vetëm ato prona të paligjshme që më parë janë miratuar nga qeveria për shpronësim. Pra, vetëm pronat që qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë ish-pronarët. "Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u bënë thirrje qytetarëve, që të paraqiten në sportelet e ZVRPP-ve, pasi të kenë marrë njoftimin nga drejtoritë përkatëse të ALUIZN-it, për aplikim për regjistrimin e lejeve të legalizimit".

UDHEZIMI I PLOTE I MIRATUAR NGA HIPOTEKA PER REGJISTRIMIN E PRONAVE QE LEGALIZOHEN

QELLIMI I UDHEZIMIT:
Ne mbeshtetje te Ligjeve, Vendimeve te Keshillit te Ministave dhe Udhezimeve e Rregulloreve te pershkruara me siper, kane nisur procedurat e legalizimit te ndertimeve informale, pergatitja e dokumentacionit teknik, ligjor dhe financiar, qe mbeshtet kete proces te percaktuar me ligj. I gjithe dokumentacioni i pergatitur ne terren dhe ne zyre nga Agjensite Rajonale te ALUIZNI-t, do te dorezohet per regjistrim ne Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ky udhezim do te jete nje dokument, qe do te ndihmoje Zyrat Vendore te Regjistrimit e Pasurive te Paluajtshme per shpejtimin e procesit te regjistrimit ne perputhje me aktet ligjore, si dhe per unifikimin e veprimeve dhe procedurave per regjistrimin e pasurive te paluajtshme qe vijne nga ALUIZNI.
I. DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Cdo pasuri e paluajtshme, e cila eshte fituar sipas Ligjit Nr.9482, date 03.04.2006, “Per Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave te Ndertimeve Informale”, pasi kalon ne proceduren e matjes dhe perpunimit nga Agjensite Rajonale te ALUIZNI-t, paraqitet prane Zyrave Vendore te Regjistrimit per regjistrimin e saj. Per efekt te ketij Ligji dhe te akteve te tjera nenligjore apo normative do te dallojme disa raste te maredhenjeve me truallin te ndertimeve informale, dhe do te percaktohen disa teknika regjistrimi sipas rasteve.
II. ZONA KADASTRALE ESHTE NE SISTEMIN E RI TE REGJISTRIMIT
Rasti I-re: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall te regjistruar ne pronesi te poseduesit te ndertimit pa leje.
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet kartela perkatese, (meqe pronari i tokes eshte edhe ndertues i pasurise se legalizuar) ne ZK…….,Vol.,….. Faqe…….
A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
1. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar
1.1 Ne seksionin “B” te karteles do te behen ndryshimet e meposhteme:
Ne rreshtin e dyte te ketij seksioni do te hidhet siperfaqja totale ne kolonen e pare, do te plotesohet sa eshte siperfaqja truall, ne kolonen e dyte, ndersa ne kolonen e trete do te hidhet siperfaqja e nderteses. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
1.2 Ne seksionin “C” te karteles nuk do te kete ndryshime
Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e legalizuar, shenohet Truall
2. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar
2.1 Ne kete rast do te hapen dy kartela te reja, nje kartele me siperfaqe sa e parceles ndertimore dhe nje kartele me siperfaqen qe mbetet. Plotesimi i seksionit “B” behet njesoj si ne rastin e pare. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
2.2 Ne rast se pronari tokes (familjes bujqesore) ka nje siperfaqe me te madhe se parcela e legalizuar dhe pronari i kesaj te fundit eshte vetem nje nga anetaret e familjes bujqesore, (p.sh. i biri) duhet te hapen dy kartela, nje per token e mbetur dhe nje per parcelen ku ndodhet ndertimi informal. Ne kartelen e pare do te hidhet siperfaqja e tokes bujqesore dhe ne seksionin “C” do te hidhet pronari i familjes bujqesore sic ka qene. Ne kartelen e dyte do te hidhet siperfaqja e pasurise se legalizuar sic u spjegua me lart dhe ne seksionin “C” pronari i pasurise se legalizuar.
Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e legalizuar, shenohet Truall
Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e mbetur, shenohet i njejti lloj pasurie si i pasurise “meme”
Seksionet e tjera te karteles qendrojne te paprekura
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
3. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi. Ne rast se parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne kartele. Ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Ne rast se parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit) Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper.
Ne rubriken Pershkrim i Vecante do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj. Shtesat anesore te pallateve do te regjistrohen si pasuri me vehte, me numer te vecante, do te hapet nje kartele per pasurine pallat, dhe pastaj per cdo njesi apo apartament kartele me vehte.
Shtesat e pallateve ne lartesi do te pasqyrohen ne kartelen e pasurise pallat dhe pastaj do te hapen kartelat e reja per cdo apartament.
Rasti II-te: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi shteterore
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet kartela perkatese “shtet”, ne ZK…….,Vol.,….., Faqe…….
A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
4. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar
4.1 Ne seksionin “B” te karteles do te behen ndryshimet e meposhteme:
Ne rreshtin e dyte te ketij seksioni do te hidhet siperfaqja totale ne kolonen e pare, do te plotesohet sa eshte siperfaqja truall, ne kolonen e dyte, ndersa ne kolonen e trete do te hidhet siperfaqja e nderteses. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
4.2 Ne seksionin “C” te karteles do te kete ndryshimet e meposhteme:
Do te hiqet vije e lakuar mbi rreshtin e pare “shtet” dhe ne rreshtin e dyte do te hidhet emri i pronarit te pasurise se legalizuar. Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e legalizuar, shenohet Truall
5. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar
5.1 Ne kete rast do te hapen dy kartela te reja, nje kartele me siperfaqe sa e parceles ndertimore dhe nje kartele me siperfaqen qe mbetet shtet. Plotesimi i seksionit “B” behet njesoj si ne rastin a pare. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
5.2 Ne kartelen e pare do te hidhet siperfaqja e tokes “shtet” te mbetur pas ndarjes.
Ne kartelen e dyte do te hidhet siperfaqja e pasurise se legalizuar sic u spjegua ne paragrafin e pare dhe ne seksionin C pronari i pasurise se legalizuar.
Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per rastin e pasurise se legalizuar, shenohet Truall
Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e mbetur, shenohet i njejti lloj pasurie si i pasurise “meme”
Seksionet e tjera te karteles qendrojne te paprekura
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
6. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi.
Ne rast se parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne kartele.
Ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Ne rast se parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele “shtet”. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit). Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper.
Ne rubriken Pershkrim i Vecante do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj. Shtesat anesore te pallateve do te regjistrohen si pasuri me vehte, me numer te vecante, do te hapet nje kartele per pasurine pallat, dhe pastaj per cdo njesi apo apartament kartele me vehte.
Shtesat e pallateve ne lartesi do te pasqyrohen ne kartelen e pasurise pallat dhe pastaj do te hapen kartelat e reja per cdo apartament.
Rasti III-te: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi private te nje subjekti te ndryshem nga subjekti qe legalizohet
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet kartela perkatese, (e pronari te tokes) ne ZK…….,Vol.,….., Faqe…….
A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
7. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar
7.1 Ne seksionin “B” te karteles do te behen ndryshimet e meposhteme:
Ne rreshtin e dyte te ketij seksioni do te hidhet siperfaqja totale ne kolonen e pare, do te plotesohet sa eshte siperfaqja truall, ne kolonen e dyte, ndersa ne kolonen e trete do te hidhet siperfaqja e nderteses. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
7.2 Ne seksionin “C” te karteles do te behen ndryshimet e meposhteme
Ne seksionin C do te hiqet nje vije e lakuar mbi emrin e pronarit te tokes, dhe ne rreshtin e dyte do te hidhet pronesia “shtet”, reference VKM e shpronesimit. Ne rreshtin e trete do te hidhet emri i poseduesit, reference Leja e Legalizimit (kontrata e shitjes tokes nga shteti) Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e legalizuar, shenohet Truall
8. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar
8.1 Ne kete rast do te hapen dy kartela te reja, nje kartele me siperfaqe sa e parceles ndertimore dhe nje kartele me siperfaqen qe mbetet.
Plotesimi i seksionit “B” behet njesoj si ne rastin a pare. (shih Rregulloren e Regjistrimit, dhe Udhez. plotesimit karteles)
8.2 Ne kartelen e pare do te hidhet siperfaqja e tokes se mbetur dhe ne seksionin “C” do te hidhet pronari sic ka qene ne parcelen “meme”. Ne kartelen e dyte do te hidhet siperfaqja e pasurise se legalizuar sic u spjegua me lart dhe ne seksionin “C” pronari i pasurise se legalizuar. Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e legalizuar, shenohet Truall. Ne rubriken “Lloji i pasurise”, per pasurine e mbetur, shenohet i njejti lloj pasurie si i pasurise “meme”. Seksionet e tjera te karteles qendrojne te paprekura
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
9. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi. Ne rast se parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne kartele.
Ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Ne rast se parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele “shtet”. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit). Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper.
Ne rubriken Pershkrim i Vecante do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj.
Shtesat anesore te pallateve do te regjistrohen si pasuri me vehte, me numer te vecante, do te hapet nje kartele per pasurine pallat, dhe pastaj per cdo njesi apo apartament kartele me vehte.
Shtesat e pallateve ne lartesi do te pasqyrohen ne kartelen e pasurise pallat dhe pastaj do te hapen kartelat e reja per cdo apartament

III.ZONA KADASTRALE NUK ESHTE NE SISTEMIN E RI TE REGJISTRIMIT

Rasti I-re: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi te poseduesit te ndertimit pa leje, te regjistruar ne regjistrin hipotekor.
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet regjistri hipotekor ku eshte regjistruar pasuria, (meqe pronari i tokes eshte edhe ndertues i pasurise se legalizuar) ne ZK…….,Nr……Date………..A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
10. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar
10.1 Ne rast se mbi pasurine ka vepruar regjistrimi sporadik, plotesohet kartela njesoj si ne paragrafin 1.1 te ketij Udhezimi.
Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pasuria
11. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar
11.1 Ne rast se mbi pasurine ka vepruar regjistrimi sporadic, hapen dy kartela te reja dhe plotesohen kartelat njesoj si ne paragrafin 1.2 te ketij Udhezimi.
Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hapur dy reshta te njepasnjeshem ne regjister, ne te cilin hidhen pasurite e ndara te truallit. Ne rreshtin e dyte pervec truallit hidhen edhe te dhenat per siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
11.2 Per shtesat anesore te pallateve
Do te hapen kartela per pallatin si pasuri me vehte, dhe pastaj per cdo njesi e apartament (regjistrim fillestar sporadik).
Leja e legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor, do te behet lidhja me numrin e regjistrit ku jane hedhur te dhenat per pronesine e truallit.
11.3 Per shtesat e pallateve ne lartesi (shtese kati)
Do te regjistrohen kartelat per te gjitha pasurite sipas apartamenteve (regjistrim sporadic)
Leja e legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor, do te behet lidhja me numrin e regjistrit ku jane hedhur te dhenat per pronesine e truallit (pallatit nese ka qene regjistruar).
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
13. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi. Ne rast se parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne regjistrin hipotekor (kartele sporadike). Ne kete rast ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Ne rast se parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele sporadike dhe eshte ne regjistrin hipotekor. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit). Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper. Ne rubriken Pershkrim i Vecante (kartele sporadike) do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj.
14. Pronesia e tokes eshte regjistruar vetem ne regjistrin hipotekor (pa kartele)
Ne kete rast Leja e Legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor dhe do te percaktohet pozicioni ne harten treguese.
Do te ndiqen procedurat e regjistrimit fillestar sporadik, bazuar mbi lejen e legalizimit, duke hapur kartele te pasurise.
Qytetari do te paiset me Vertetim Pronesie dhe Harte Treguese.
Rasti II-te: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi shteterore
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet regjistri hipotekor ku eshte regjistruar pasuria shtet, (nese eshte e regjistruar) ne ZK…….,Nr……Date………..
A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
15. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar (shtet)
Ne rast se mbi pasurine shtet, jane ndjekur procedurat e regjistrimit fillestar sporadik, plotesohet kartela njesoj si ne paragrafin 1.1 te ketij Udhezimi.
Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pasuria truall.
16. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar (shtet)
Ne rast se mbi pasurine shtet, ka vepruar regjistrimi sporadic, hapen dy kartela te reja dhe plotesohen kartelat njesoj si ne paragrafin 1.2 te ketij Udhezimi.
Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hapur dy reshta te njepasnjeshem ne regjister, ne te cilin hidhen pasurite e ndara te truallit shtet.
Ne rreshtin e dyte pervec truallit hidhen edhe te dhenat per siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
16.1 Per shtesat anesore te pallateve
Do te hapen kartela per pallatin si pasuri me vehte, dhe pastaj per cdo njesi e apartament (regjistrim fillestar sporadik).
Leja e legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor, do te behet lidhja me numrin e regjistrit ku jane hedhur te dhenat per pronesine e truallit.
16.2 Per shtesat e pallateve ne lartesi (shtese kati)
Do te regjistrohen kartelat per te gjitha pasurite sipas apartamenteve (regjistrim fillestar sporadik)
Leja e legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor, do te behet lidhja me numrin e regjistrit ku jane hedhur te dhenat per pronesine e truallit (pallatit nese ka qene regjistruar).
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
17. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi. Parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne regjistrin hipotekor, dhe kjo pasuri ka kaluar ne procesin e regjistrimit fillestar sporadik.
Ne kete rast ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele me regjistrim fillestar sporadik dhe eshte ne regjistrin hipotekor. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit). Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper. Ne rubriken Pershkrim i Vecante te karteles do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj.
18. Pronesia e tokes nuk eshte regjistruar as ne regjistrin hipotekor as ne kartelen e pasurise
Ne kete rast Leja e Legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor dhe do te percaktohet pozicioni ne harten treguese. Do te hidhet numri i ri i pasurise dhe do te kryhen te gjitha procedurat e tjera, njesoj si ne rastet e regjistrimit fillestar sporadic.
Do te hapet kartela e pasurise njesoj si per pasurite e tjera ne te cilat behet regjistrimi fillestar.
Qytetari do te pajiset me Vertetim Pronesie dhe Harte Treguese.
Rasti III-te: Ndertimi informal eshte ngritur mbi nje truall ne pronesi private te nje subjekti te ndryshem nga subjekti qe legalizohet
Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim i paraqitur nga Agjensia Rajonale e ALUIZNI-t do te jete:
- Leja e Legalizimit te objektit
- Gen-Plani i objektit i hartuar si Plan-Rilevimi
- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar. Cdo document tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parceles ndertimore
- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
- HTR-ja e perditesuar (azhornuar) per te gjithe zonen informale.
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane Zyres Vendore, per nje pasuri te caktuar, ne fillim do te identifikohet regjistri hipotekor ku eshte regjistruar pasuria me pronarin perkates, ne ZK…….,Nr……Date………..
A. PLOTESIMI I KARTELES SE PASURISE SE PALUAJTSHME
19. Parcela ndertimore eshte e barabarte me pasurine e regjistruar (shtet)
Ne rast se mbi pasurine ka vepruar regjistrimi fillestar sporadic, plotesohet kartela njesoj si ne paragrafin 1.1 te ketij Udhezimi. Te kihet parasysh kalimi nga pronari privat ne shtet sipas VKM se shpronesimit, dhe pastaj kalimin nga shtet ne pronarin qe disponon Lejen e Legalizimit. Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor, duke bere kalimin ne shtet ne fillim sipas VKM perkatese, dhe pastaj te behet kalimi nga shtet ne pronarin e ri, me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pronari privat.
20. Parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar (shtet)
Ne rast se mbi pasurine ka vepruar regjistrimi sporadic, hapen dy kartela te reja dhe plotesohen kartelat njesoj si ne paragrafin 1.2 te ketij Udhezimi. Te kihet parasysh kalimi nga pronari privat ne shtet sipas VKM se shpronesimit, dhe pastaj kalimin nga shtet ne pronarin qe disponon Lejen e Legalizimit. Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hapur dy reshta te njepasnjeshem ne regjister, ne te cilin hidhen pasurite e ndara te truallit. Ne rreshtin e dyte plotesohet regjistri hipotekor, duke bere kalimin ne shtet ne fillim sipas VKM perkatese, dhe pastaj te behet kalimi nga shtet ne pronarin e ri, me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj. Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pronari privat.
20.1 Per shtesat anesore te pallateve
Do te hapen kartela per pallatin si pasuri me vehte, dhe pastaj per cdo njesi e apartament (regjistrim fillestar sporadik).
Te kihet parasysh kalimi nga pronari privat ne shtet sipas VKM se shpronesimit, dhe pastaj kalimin nga shtet ne pronarin qe disponon Lejen e Legalizimit
Ne te njejten kohe plotesohet regjistri hipotekor, duke bere kalimin ne shtet ne fillim sipas VKM perkatese, dhe pastaj te behet kalimi nga shtet ne pronarin e ri, me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj.
Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pronari privat.
20.2 Per shtesat e pallateve ne lartesi (shtese kati)
Do te regjistrohen kartelat per te gjitha pasurite sipas apartamenteve (regjistrim fillestar sporadik)
Leja e legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor, do te behet lidhja me numrin e regjistrit ku jane hedhur te dhenat per pronesine e pronarit (pallatit nese ka qene regjistruar).
B. AZHORNIMI I HARTES TREGUESE TE REGJISTRIMIT
21. Hedhja e ndryshimeve ne Harten Treguese te Regjistrimit
Gen-Plani i objektit ne shkallen e hartes se Zyres se Regjistrimit, i dorezuar ne dosjen e ALUIZNI-t, do te konsiderohet si Plan-Rilevimi. Ne rast se parcela ndertimore eshte e njejte me siperfaqen e regjistruar ne regjistrin hipotekor (kartele me regjistrim fillestar sporadik). Ne kete rast ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne HTR behet ne perputhje me Rregulloren e Regjistrimit.
Shenim: Duhet te kihet parasysh qe azhornimi i pasurise ne HTR te behet perpara plotesimit te karteles. Ne rast se parcela ndertimore ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele pasurie dhe eshte ne regjistrin hipotekor. Ne fillim do te ndahet pasuria “meme” ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te reja pasurie . (shih Rregulloren e Regjistrimit). Ne parcelen ndertimore do te hidhet ndertesa njesoj si ne rastin me siper. Ne rubriken Pershkrim i Vecante te karteles se pasurise do te shenohet numri dhe data e Lejes se Legalizimit, numri i kateve te nderteses, dhe hollesira te tjera qe regjistruesi i quan te nevojshme, etj.
22. Pronesia e tokes eshte regjistruar vetem ne regjistrin hipotekor (pa kartele pasurie)
Ne kete rast Leja e Legalizimit do te regjistrohet ne regjistrin hipotekor. Ne fillim plotesohet regjistri hipotekor, duke bere kalimin ne shtet ne fillim sipas VKM perkatese, dhe pastaj te behet kalimi nga shtet ne pronarin e ri, me te dhenat e pasurise se legalizuar, duke hedhur siperfaqen e parceles ndertimore, siperfaqen e nderteses, numrin e kateve, etj. Behet lidhja e regjistrimit te ri me regjistrin hipotekor ku eshte regjistruar pronari privat. Do te ndiqen procedurat e regjistrimit fillestar sporadik, njesoj si per pasurite e tjera ne te cilat behet regjistrimi fillestar. Te kihet parasysh kalimi nga pronari privat ne shtet sipas VKM se shpronesimit, dhe pastaj kalimin nga shtet ne pronarin qe disponon Lejen e Legalizimit. Qytetari do te pajiset me Vertetim Pronesie dhe Harte Treguese.
IV. DISPOZITA ORGANIZATIVE
1. Dokumentacioni teknik dhe ligjor paraqitet nga Drejtorite Rajonale te ALUIZNI-t ne Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per cdo pasuri te paluajtshme qe legalizohet (qytetar, subjekt, firme ndertimi, etj.)
2. Per cdo Leje Legalizimi do te dorezohet nje dosje e vecante, e cila do te kete inventarin e dosjes se bashku me dokumentacionin Tekniko-Ligjor.
3. Zyra Vendore/ALUIZNI do te lajmeroje qytetarin qe te paraqitet ne sportelet e Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per te aplikuar.
4. Kerkesa e Aplikuesit duhet te shqyrtohet brenda nje afati 15 ditor. Mosplotesimi i ketij afati ngarkon me pergjegjesi Regjistruesin e ZVRPP.
5. Ne asnje rast nuk lejohet te behet Akt-Verifikimi dhe t’i dergohet qytetarit. Per cdo paqartesi apo mangesi ne dosje, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme duhet te komunikoje me shkrim me Drejtorine Rajonale perkatese te ALUIZNI-t.
6. Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere dhe eshte i detyrueshem per te gjitha Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›