Leskaj: Qeveria nuk mund të kërkojë votën
Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, gjatë një takimi që zhvilloi në Përrenjas, për të prezantuar programin e ri të PS-së u shpreh se, “qeveria e ka humbur të drejtën të kërkojë votën e shqiptarëve. Për të kuptuar këtë mjafton t’i referohesh programit të Partisë Demokratike të vitit 2005, ku nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Përkundrazi, sot shqiptarët jetojnë më keq se në 2005". “Shqipëria nuk duron më edhe 4 vjet të tjera Berishën në pushtet, sepse e ka lodhur papunësia, e ka lodhur varfëria, e ka dëshpëruar pamundësia për t’u krijuar fëmijëve kushte minimale për jetë e shkollë, e ka dekurajuar vrasja e shpresës. Ne duhet t’jua kursejmë fëmijëve tanë këtë situatë mjerane. Ne të gjithë bashkë kemi përgjegjësinë për të mos e lënë Shqipërinë edhe katër vjet të tjera në duart e Berishës. Sot është koha të bëni zgjedhjen tuaj”, tha Leskaj.