E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, lista e dytë me 4500 familjet që marrin tapitë



Gazeta vazhdon sot botimin e listës së dytë të legalizimeve me emrat e 4500 familjeve, që përfitojnë nga vendimi i Qeverisë. Parcelat ndërtimore i përkasin tre qarqeve të rëndësishëm në vend, Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Qytetarët duhet të paraqiten pranë ALUIZNI-t, për të proceduar më tej deri në lidhjen e kontratës dhe kalimin e pronësisë mbi parcelën ndërtimore. Objektet informale që përfshihen në listat e miratuara nga Qeveria janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Agjencia e Legalizimit bën përllogaritjen e shumës financiare, që duhet të paguhet nga ana e qytetarëve për të përfituar pronësinë mbi parcelën ndërtimore. Pas kryerjes së pagesës vijohet me regjistrimin e pasurisë dhe marrjen e tapisë.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›