E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, lista me 235 familje



Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për një sërë familjesh që kanë vetëdeklaruar për qëllim legalizimi. Gazeta boton sot emrat e 235 familjeve, të cilat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t në adresën: Rruga "Skënder Kosturi", ish-Instituti i Perim-Patates, Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave. Pas shlyerjes së detyrimit, familjet do të kenë mundësi që me mbarimin e procedurave të legalizimit dhe regjistrimit të kenë në dorë tapinë për shtesat pa leje që ata kanë ndërtuar në objektet me leje. Këto ndërtime ndodhen në qytetin e Tiranës, kryesisht në njësitë 7, 5, si njësia 1. Për sa i përket mënyrës së pagesës për këtë kategori ndërtimi, ligji i legalizimeve parashikon që shlyerja bëhet vetëm në lekë në vlerë të plotë monetare, duke përjashtuar përfshirjen e bonove të privatizimit. Kjo mënyrë pagese lidhet vetëm me ndërtimet me leje në parcela ndërtimore me sipërfaqe të specifikuara sipas ligjit. Nga ana tjetër, ALUIZNI bën me dije se është duke punuar intensivisht për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për të tjera raste. Ata që tashmë kanë kryer pagesat duhet të paraqiten pranë sporteleve ku i kanë tërhequr faturat, me vërtetimin për likuidimin e këtyre faturave ose më saktë me akt-pagesat origjinale të bankave për të vijuar më tej me procedurat përfundimtare.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›