E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rritëm fondet për pushtetin lokal”



Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni tha dje në seancën plenare të Kongresit të Autoriteteve lokale e rajonale se Qeveria e djathtë ka rritur fondet për pushtetin lokal. "Krahasuar me buxhetin vendor në vitin 2005, që ishte vetëm 12 miliardë lekë, nga këto 7.3 miliardë lekë nga mbështetja e buxhetit kombëtar, buxheti lokal në vitin 2009 paraqet rreth 50 miliardë lekë, ku vetëm mbështetja e pakushtëzuar nga buxheti kombëtar është rreth 25 miliardë lekë në 2009", tha Poni. Ndërkohë që mësohet se një grup këshilltarësh të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kishin udhëtuar për në Francë, për të mbajtur një fjalim në Kongres ku do të paraqesin marrëdhëniet e këqija mes Qeverisë dhe pushtetit lokal, por që më pas byroja e Kongresit vendosi që seanca të zhvillohej rregullisht në përputhje me rregullat e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›