E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshjet e suksesshme detare që ka nënshkruar Shqipëria

Autori i Lajmit: Denisa KONAShqipëria përbënte rastin unikal kur i kishte caktuar kufijtë e saj detarë në distancën 15 milje nga bregu. Ndërkohë që për gjithë shtetet e tjera, kjo distancë ishte e pranuar në bazë të konventës ndërkombëtare, deri në 12 milje. Por shteti i ngurtë komunist, nuk donte të dinte dhe gjithnjë i kishte paralajmëruar anijet amerikane që i shkelnin ujërat e saj në këtë hapësirë të tepërt. Kështu vazhdoi deri në vitin 89, kur një notë e shtetit Amerikan, i kërkoi Shqipërisë që të hiqete kufirin prej 15 miljesh. Por çfarë ndodhi më pas? Një nga ushtarakët i cili ka drejtuar grupin e ngritur ndërministror për shqyrtimin e kufirit me Italinë, Vladimir Beja, tregon se si arritën ta nënshkruanin me sukses këtë marrëveshje.

-Si caktohen kufijtë ujorë të shteteve dhe si kanë rënë në ujdi ata që të caktojnë këto hapësira, që flasin të njëjtën gjuhë, atë të peshqve?
Kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë janë të përcaktuara që nga Konferenca e Ambasadorëve në 1913, që mori formë me protokollin e Firences më 1926. Pastaj, në atë kohë ka ekzistuar e Drejta Zakonore e Detit, një e drejtë ndërkombëtare që ka ekzistuar që nga mesi i shekullit XVII, duke u pranuar propozimi i juristit danez, Kornelius, i cili i propozoi perandorive detare të kohës, që të braktisej strategjia e deteve të lira dhe të futej koncepti i të drejtës zakonore, e cila i lejon shtetet që të caktojnë vetë kuftijtë detarë, në atë lloj mundësie që mund ti mbronin këto ujëra. Deri në mesin e shek XX, u mor për bazë që ujërat e berndshme të mos caktoheshin më shumë se tri milje nga bregu, për arsye se aq shkonte gjylja e topit. Sepse që ti tregosh tjetrit që ky është kufiri im, duhet të kesh një armë që cakton kufirin. 3 milje i bie rreth 6 km. Por me përmirësimin e teknologjisë së armatimit, u rrit tendenca për ta shtyrë këtë kufi më larg, u bë 6 milje nga bregu (nga fillimshek. XX) dhe më tej akoma, u shty në 12 milje. Kaq sa është edhe sot. Pati edhe tendenca mbi 12 dhe për këtë u iniciua edhe konferenca detare e detit “Unklos 1”, ku 60 shtete nënshkruan të mos kalohet mbi 12 milje dhe atje ku nuk ka mundësi për shkak të afërsisë më të madhe të shteteteve, të ndahet në mes. Pra, kufijtë e Shqipërisë kanë qenë me dekret të përcaktuar me ligj.
-Si janë caktuar kufijtë tanë, me dekret të kujt kohe?
Janë disa dekrete. Kur unë kam qenë shef i shabit të flotës kemi patur dekretin e fundit që përcaktonte kufirrin tonë ujor deri në 15 milje nga bregu. Kjo ishte problematike sepse ne i shtymë në mënyrë të njëanshme, ndërkohë që bota nuk na i pranonte. Dhe një nga shkaqet më të mëdha që ne kishim shkelje të ujërave territoriale, ishte se SHBA apo NATO dhe Traktati i Varshavës nuk na i njihte këtë hapësirë detare mbi 12 milje nga bregu. Dhe të gjitha anijet luftarake të NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës na i shkelnin këtë hapësirë, si të thuash, donin të na imponoheshin, që ne nuk ua njohim. Ne detyroheshim të nxirrnim anijet tona, duke u thënë atyre që keni shkelur ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë. Dhe ata na përgjigjeshin: Të kuptova, por vazhdonin në punë të tyre, duke zbatuar vetëm rregullat ndërkombëtare.
Në 89-n kemi një notë të qeverisë amerikane, Hiqni 15miljet. Shkoni tek 12-shi. Konventa ndërkombtëtare detare e detit e filloi punën në 58-n dhe e përfundoi ratifikimin në 82-shin. Sot e kanë ratifikuar mbi 160 vende. Shqipëria e ka ratifikuar në 2003-shin. Është për tu theksuar se kjo konventë u iniciua nga Amerika dhe vetë Amerika nuk e ka nënshkruar.
-Atëherë, 15 miljet e vendosura njëanshmërisht nga Shqipëria dhe botërisht të papërfillura, kur nisën të ndryshohen?
Pikërisht, pas notës së SHBA-së në 89-n. Ne iu përgjigjëm notës së qeverisë amerikane jo direkt, e lamë si në heshtje, sepse ai përfaqësonte ende “imperializmin amerikan”. Por me propozim të specialistëve të flotës sonë u ngrit një grup që i kërkoi qeverisë të heqim dorë nga tri miljte dhe të shkonim tek kufiri 12 milje si shtetet e tjera. Pra, po përpiqeshim të përshtateshim, por pa rënë në sy se ne po zbatonim notën amerikane. Gjithsesi, për mua ky ishte një veprim i mençur. Për të treguar integritet, për të treguar se po futemi sinkron me konventën ndërkomëbater detare.
Gjatë kësaj kohe, pas miratimit të konventës ndërkombëtare detare, është pala italiane që ka kërkuar gjithnjë që të bëhet ndarja e ujërave të Detit Adriatik dhe pjesa në Jon që futet midis dy vendeve. Tani konventa duhet të materializohej.
-Pse Italia mori iniciativën, kërkonte rishikimin e kufirit ujor, kurse ne jo?
Deri në vitin 82 ne ishim shtet hermetik i mbyllur, nuk donim të dinim se çbënte dhe çfarë kërkonte bota. Italia na kërkonte që nga viti 82 të rishikonim kufijtë. Dhe deri në 89-n negocimet me Italinë kanë qenë sporadike, kërkesat kanë qenë të njëanshme dhe ne i përgjigjeshim që nuk jemi dakord. Këto ishin negocime pa u parë sy më sy. Kam patur fatin që në 90-92 të jem shef i shtabit të Flotës Shqiptare dhe u ngarkova me një vendim të KM për të qenë kryetar i grupit të ekspertëve për të negociuar dhe përcaktuar shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive me Italinë. Ne kemi bërë rreth dy vjet negocime tashmë, jo vetëm me letra, por ballë për ballë. Mbaj mend vështirësitë e jashtëzakonshme që kisha unë dhe kolegët e mi, sepse vinim nga një shtet hermetik dhe ishte hera e parë që shikonim palën italiane dhe nuk ishim palë ndërluftuese. Vlerësimi ynë ishte maksimal për këtë marrëveshje, sepse në atë kohë ishte shumë i fortë nocioni tradhtar. Ne na kishim paralajmëruar në të gjitha format, kujdes me kufijtë, mos luani me kufijtë e atdheut e nuk mungonin as krahasimet e mundshme me Esat Pashë Toptanin, Ahmet Zogun etj. Ishin jo vetëm si kërcënime indirekte, por edhe direkte. Porosia ishte: Kujdes djema, çdo milimetër në det, është pjesë e atdheut. Ky ishte një grup ndërministror, ku unë përfaqësoja grupin e ushtarakëve, pasi në grup kishte më shumë diolomatë, por përgjegjësia na mbetej ne, sepse matjet i bënim ne, metodologjia ishte e jona, edhe pse ana politike, vendimmarrja, ishte e tyre. Detyra jonë ishte njohja e eksperiencave ndërkombëtare, njohja e të drejtës ndërkombëtare të detit dhe sinkronizimi me kolegët ushtarakë.
Marrëveshja e nënshkruar në 92-shin, pra dhjetë vjet pas implementimit, për fatin tonë të mirë rezulton e suksesshme, sepse në atë kohë, nuk kishim internet, për shkëmbime ekperience me të huajt, nuk njihnim palën e huaj.
-Ka pasur polemika apo mosmarrëveshe të zgjatura me palën italiane dhe nëse po, sa kanë vazhduar?
Sigurisht që ka patur polemika. Vetëm për një pikë prapa Sazanit, ne kemi ndenjur tri muaj për ta vendosur. Derisa pala italiane pranoi propozimin e palës shqiptare. Gjithashtu, në përcaktimin e metodologjisë ne kemi punuar 2 vjet për të përshtatutr bazën tonë ligjore me atë që kërkonim. Sepse kur fillon negocimet, secili vend studion bazën ligjore të vendit tjetër, pikat e dobëta të tij, në mënyrë që të arrish të nënshkruash një marrëveshje në interes të vendit tënd. Çdo vend vepron në këtë mënyrë. Sepse konventa ndërkombëtare detare vërtet i cakton parimet, por në fund të fundit bën primare marrëveshjet
-Qenka e ndërlikuar ky kombinim i parimeve të koventës ndërkomëbare me bazën ligjore të çdo vendi…
Është shumë i ndërlikuar. Sespe secili vend duhet të kombinojë ligjet e tij me konventën. 5 vjet kanë ndenjur në gjykatën e Hagës Ukraina me Rumaninë për të përcaktuar nëse një shkëmb është thjesht shkëmb, është ishull i krijuar artificialisht, do të ketë jetëgjatësi apo do të zhduket dhe kujt i takon nga këto dy vende.
-Del ndonjë shkëmb si Barketa që bëhet shkak për të ndërlikuar caktimin e kufirit…Por po të krahasojmë të dyja rastet, a është më i vështirë rasti i përcaktimit të kufirit ujor me Greqinë, është vetë pala greke më e vështirë apo është difekti i palës sonë të papërgatitur?
Tani që doli në dritë marrëveshja detare ne Greqinë, ne që nënshkruam atëherë marrëveshjen me Italinë, ndihemi me shumë fat. Por jo vetëm fat. U treguam të matur. Unë kam qenë i pari, që dola kundër ngutjes për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Greqinë sepse ajo shkel rëndë interesat kombëtare. Në krahasim, ndarja e detit me Italinë ishte pak më e lehtë sesa ndarja e detit me Greqinë, për arsye se me Greqinë janë të mpleksura ujërat e brendshme- deti territorial. Për të përcaktuar mesin, ka disa mënyra. Unë do të thosha që pala shqiptare nuk ka kapur as pikat e forta të saj, as pikat e dobëta të kundërshtarit. Por ka pranuar symbylltazi propozimin që i ka bërë pala greke.
Por ka edhe arsye të tjera që e vështirësojnë marrëveshjen me Greqinë. Nëse Zeusi ka folur shqip, Poseidoni ka folur greqisht. Ata e kanë jetë detin, kurse ne shqiptarët themi: “Hë se punë deti”. Emri akej që kanë patur grekët, do të thotë ishull. Ata janë ishullorë dhe ne e dimë që po u more detin, u more jetën. Ky aspekt psikologjik duhet të na bënte ne, që të mateshim mirë, të nxirrnin një ekip sa më të plotë dhe sa më të përgatitur, që ne të realizonim objektivat tona. Tani jemi në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese.
-Çfarë parashikoni për këtë rast?
Do të fitojë Gjykata Kushtetuese. Është rasti i parë që gjykata kushtetuese merr në shqyrtim një marrëveshje me të huajt dhe do të thosha se është një rast unikal edhe për Gjykatën Detare të Hagës, që një gjykatë e vendit merr në shqyrtim palën e vet. Kini parasysh se edhe unë jam palë e shtetit shqiptar. Sepse kur një pjesë e tij ka gabuar, pjesa tjetër duhet ta rregullojë. Shteti nuk është vetëm i atij që ka firmosur, por është edhe i imi që kam investuar duke qenë komandant i Flotës. Jo për tu hequr nacionalist, por kjo është edhe ndërgjegje profesionale. Unë them se kolegu im ka gabuar, nuk ka shfrytëzuar mirë disa momente. Dhe unë këto do ti them, se po nuk fola unë, kush do të flasë? Qëndrimi im dhe i kolegëve nuk ka ta bëjë me antishqiptarizëm apo me antihelenizëm, ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të vendit.
-Mosratifikimi i marrëveshjes me Greqinë, çfarë rrjedhojash do të ketë mbi marrëdhëniet e shteteve tona, sipas parashikimit tuaj? Çfarë mund të presim?
Marrëveshja, nëse nuk ratifikohet nga parlamenti, pasojat e marrëdhënieve midis vendeve kanë gjithnjë mundësi për tu ndrequr, ashtu si kanë edhe çdo lloj mundësie artificiale për tu prishur në çdo kohë.
Mua më shqetëson fakti, që të mos humbasim asnjë centimetër.

Ky lajm është publikuar: 23/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›