Ruli, bankave: Kreditoni bujqesine, garant shteti
Zhvillimi i qendrueshem i bujqesise dhe agroperpunimit kerkon mbeshtetjen e sistemit bankar me kreditim. Ministri i Bujqesise, Genc Ruli pohoi dje keshtu teksa vizitoi disa nga bizneset e agroperpunimit ne Durres. Ruli garantoi me kete rast, se "Shteti do te ndaje rrisqet me bankat private, qe kreditojne sektorin bujqesor dhe agroushqimor". Pasi per ministrin Ruli, investimi ne prodhim dhe agroperpunim jo vetem qe eshte me leverdi, por ne te njejten kohe mbetet dhe alternativa me e mire e zhvillimit dhe rritjes ekonomike te vendit. Jane dhjetera prodhues te vegjel, qe pas pervojave te tyre ne vendet e Bashkimit Evropian, kane ngritur dhe po zhvillojne me sukses biznese bujqesore ne te gjithe vendin. Shumica e ketyre bizneseve, fale edhe futjes se teknologjise bashkekohore po prodhon sipas standardeve evropiane, ndonese per to nuk ka subvencione sic ndodh me vendet e BE. Aktualisht, po vijon projekti per permiresimin e gjendjes ekonomike te banoreve, te zonave rurale nepermjet permiresimit te cilesise se produkteve dhe tregtimin e produkteve ne tregun vendas dhe ate te eksportit, tha ministri gjate takimeve te tij me fermeret. Nga ana tjeter per te perfituar nga subvencioni i shtetit per interesat bankare te kredive kane aplikuar 5000 fermere prane Drejtorive Rajonale te Rretheve. Ne zbatim te Udhezimit te perbashket te dy ministrive, ne muajt ne vijim do te vazhdojne aplikimet per subvencionim te blegtorise, serave, fermave bio dhe industrise agro- perpunuese, nepermjet subvencionimit te normes se interesit per kredi. Gjate ketyre 3 viteve te aplikimit te kesaj mbeshtetje, numri i perfituesve eshte rritur ndjeshem nga viti ne vit. Per vitin 2010 fondi per mbeshtetje eshte 15 milione $ dhe afersisht 40 % e tij do te jepet per mbeshtetjen e programit kombetar per ullirin, program i cili do te realizohet sipas studimit te kryer nga MBUMK. Burimet zyrtare te Ministrise se Bujqesise njoftojne se, menaxhimi i fondit eshte monitoruar edhe nga organizata te pavarura, sic eshte SNV-ja e cila ka realizuar me qindra intervista me fermere ne te gjithe Shqiperine dhe nuk ka rezultuar asnje ankese, ne lidhje me perzgjedhjen dhe financimin e projekteve fitues.