"Tkurrja" e buxhetit 2010, pesha mbi transportin
Institucioneve qendrore iu eshte kerkuar ulje e shpenzimeve per shkak te rishikimit te buxhetit, i cili parashikon 25 miliarde leke me pak fonde, nga sa ishte miratuar ne buxhetin fillestar. Te dhenat nga Ministria e Financave, referuar tavaneve buxhetore, zbulojne se nje pjese e mire e ministrive do te preken nga shkurtimi i fondeve. Masa e re do te ndikoje tek plani i investimeve, pasi nga totali jane 20 miliarde leke shpenzime publike. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, eshte me e goditura, me rreth 9.2 miliarde leke me pak nga sa ishte deklaruar. Pakesimi i ketij fondi prek vetem planin e investimeve, ndersa ne zerat e tjere nuk do te kete ndryshime. Burime nga Ministria e Financave thone se, gjasat me te medha te financimit do te jene per projektet e nisura vitin e kaluar, ndersa te rejat kane pak shanse te zbatohen. Nderkaq, Ministria e Financave ka nisur qe tani punen per hartimin e projektbuxhetit 2011, duke u derguar te gjitha institucioneve udhezimet per plotesimin e formulareve. Tjeter institucion po aq i rendesishem qe preket nga kriza eshte Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, se ciles i eshte kerkuar te lere menjane rreth 600 milione leke (gati 6 milione dollare, ose me shume se gjysma e fondit per mbeshtetjen e fermereve). Ministria kishte ne fillim te vitit 6 miliarde e 800 milione leke, ndersa tani e tutje do te kete 6 miliarde e 200 milione leke, duke prekur zerin e investimeve. Nuk mbetet pas edhe Ministria e Arsimit dhe Shkences, se ciles i jane hequr rreth 4 miliarde leke nga buxheti.