E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet demtojne prodhimin bujqesor, rriten cmimet

Reshjet e shumta te diteve te fundit, kane demtuar rende prodhimin e stines, duke sjelle keshtu mungesa ne furnizimin e tregut me keto produkte. Demin me te madh e kane pesuar prodhimet bujqesore ne fushe te hapur. Shume parcela kane pasur probleme me produktet, si semundje apo kalbezime te produkteve qe mbillen ne fushe si spinaq, karote, lulelaker, sallate jeshile, shprehen grosistet e prodhimeve bujqesore. Por sasia e madhe e reshjeve te ketij dimri po vonon edhe mbjelljet e reja ne bujqesi qe duhet te kishte filluar ne fund te shkurtit, fillim marsi. Per pasoje parashikohet qe tregu vendas te vazhdoje te ndjeje mungesat e prodhimit. Veshtiresite e tregut per t'u furnizuar nga prodhimet vendase mendohet nga ekspertet si nje faktor qe do te vonoje uljen e cmimeve te produkteve bujqesore, te cilat keto dy muajt e pare te vitit jane rritur ndjeshem krahasuar me te njejten periudhe gjate vitit te krizes 2009. Kjo situate ka cuar ne rritje te cmimeve ne disa lloj perimesh, te cilat ne traditen e tyre historike kane pasur cmim tre here me te ulet. Ka me shume se nje muaj qe qepet kushtojne 100 leke per kilograme dhe preshi 150 leke. Nje vit me pare cmimet e ketyre produkteve kane qene deri ne 60 per qind me te uleta

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›