E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, qeveria, leje për 5161 ndërtime pa leje



Këshilli i Ministrave miratoi dje lejet e radhës së legalizimeve për të gjithë vendin. Në këtë vendim trajtohen 5161 parcela ose ndërtime pa leje, me një sipërfaqe totale prej 2 005 914.53 m², qe u përkasin afërsisht 5500 familjeve. Lejet janë të shpërndara në të gjithë vendin, ndërsa për Tiranën bëhet fjalë për zonën e Kamzës, një nga zonat më infomale. Duke folur për këtë proces në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Sali Berisha tha se përfituesit janë më shumë në Kamëz. Kryeministri tha se në këtë mënyrë përfundon legalizimi në një qytet të dytë të madh të krijuar gjatë këtyre viteve, siç është Bashkia e Kamzës. Në këtë kuadër, Kryeministri ritheksoi se Agjencia e Legalizimeve ia ka dalë të mbledhë deri tani 9 milionë euro, të cilat po ua shpërndan ish-pronarëve të trojeve të zëna nga ndërtimet ilegale dhe se ky proces po ecën në përputhje me ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›