Legalizimet, qytetarët kredi në bankë pa interes
13/05/2009 Marrëveshja me dy banka lehtëson procesin për qytetarët
Ndërkohë vazhdojnë dhëniet e lejeve për disa objekte
ELBASAN- Qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike për të shlyer detyrimin për legalizimin e shtëpisë mund të aplikojnë për kredi. Kreu i ALUZINI-t në Elbasan Ditor Musai konfirmon se “Për të pazgjidhur problemin e pagesës së menjëhershme është arritur edhe në një marrëveshje me dy banka për kreditimin për legalizim”. Sipas tij, dy banka janë zgjedhur për të kredituar qytetarët për taksën e legalizimit. Interesi i bankave ndaj qytetarëve është zero. “Ne, tha Musai, bëjmë zbritjen 20% për qytetarët dhe banka e kryen këtë shërbim duke qenë se merret edhe me transaksionet për sa i përket detyrimeve nga qytetarët”. Kjo javë gjithashtu ka shënuar edhe shpërndarjen e 17 lejeve të reja të legalizimit nga Agjencia e Legalizimeve në Elbasan. Drejtori i kësaj drejtorie Ditor Musai tha se ky proces është në vazhdimësi dhe lejet do të shpërndahen në mënyrë periodike. Sipas tij, aktualisht lejet e legalizimit janë dhe në për zonat kadastrale 8527, 8526, 8521, 8522, 8523 ndërsa në vazhdim do të veprohet me zonat e tjera duke u ngjitur në pjesën mbi bulevardin e qytetit të Elbasanit. Musai tha se janë shpërndarë gjithsej deri tani 130 leje, janë përgatitur gjithsej 1800 dosje, të cilat presin faturat, ndërsa janë bërë në terren rreth 7500 azhornime. Po kështu kreu i Legalizimeve tha se procesi do të shtrihet përtej Elbasanit. Ai konfirmoi se grupet e punës janë duke punuar aktualisht në Belësh, ndërsa ka filluar procesi i përfundimit të dosjeve për komunat Labinot e Bradashesh. “Së shpejti do të shpërndajmë leje për Gramshin dhe Peqinin dhe në fund të muajit do të fillojmë me të gjitha njësitë e mëdha dhe më pas me njësitë të vogla”, tha Musai, duke deklaruar se procesi në Elbasan nuk ka shfaqur asnjë problem dhe saktësia dhe korrektësia u tregua në 45 tapitë e para të pronësisë që u morën nga hipoteka. “Ne jemi një qarku i parë që kemi mbyllur këtë proces me 45 tapitë e para dhe do të vazhdojmë duke i dhënë besimin qytetarëve se legalizimi është korrekt dhe mjaft transparent. Ne kemi mbështetje nga qytetarët, të cilët janë të interesuar për të shlyer të gjithë detyrimin”. Në përfundim Ditor Musai tha se çdo janë do të shpërndahen leje të reja legalizimi dhe gjithashtu nga specialistët do të vazhdojë paralele aplikimi që qytetarët brenda afatit ligjor të pajisen me certifikatën e pronësisë.