Legalizimet, tapitë për 1169 familje
Gazeta vijon sot botimin e listave me emrat e familjeve që përfitojnë nga vendimi i qeverisë për legalizimet. Në tabelat zyrtare janë paraqitur emrat e kryefamiljarëve që kanë ndërtuar pa leje, bashkë me sipërfaqen e tokës që legalizohet, numrin e kateve të ndërtimit dhe zonën kadastrave në të cilën janë vendosur. Sot botohen emrat e 1169 familjeve në Ksamil, Vlorë, Orikum, Kavajë, Tiranë në zonën e Bradasheshit dhe qytetin e Elbasanit. Në total nga vendimi i fundit i qeverisë, legalizohen 12.120 metra katrorë shtesa pallatesh dhe 1,167,342 metra katrorë ndërtime në toka të zëna pa leje. Nga vendimi përfituan 579 familje, që marrin tapitë për shtesat në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 dhe emrat e 3351 familjeve, të cilëve u legalizohet shtëpia dhe prona pa leje. Sipas ligjit, në rastin e pagesës së menjëhershme të detyrimit, atëherë ALUIZN-i mund të ulë deri në 20 për qind vlerën. Por ligji krijon mundësi edhe për pagimin me këste të detyrimit. Bëhet fjalë për “blerjen” e truallit në të cilën është ndërtuar shtëpia pa leje. Sidoqoftë, në të gjitha rastet, afati maksimal i pagesës është deri në tre vjet. Por sipas ligjit, sa më shpejt të bëhet pagesa aq më shpejt merret edhe titulli i pronësisë. Gjatë kësaj periudhe prona regjistrohet në hipotekë dhe mbetet në pronësi të shtetit deri në momentin që përfundon pagesa. Kostoja financiare e shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është 4000 lekë.
Ndarja sipas qyteteve
Ksamili
121 familje
Vlora
586 familje
Orikumi
15 familje
Kavaja
47 familje
Tirana
120 familje
Elbasani
280 familje
12 mije m2
ndërtime në formë shtesash pallatesh të ndërtuara para vitit 1993 u miratuan për legalizim. Nga vendimi i fundit përfituan 579 familje
1,16 milione m2
tokë e zënë dhe e ndërtuar pa leje, është legalizuar nga vendimi i fundit i qeverisë. Nga vendimi përfitojnë 3351 familje
PER TE PARE LISTEN E PLOTE SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF