Zbardhen 13 vjedhje në Korçë, kapen të miturit
KORÇE - Gjashtë persona të mitur u identifikuan nga policia si autorët e grabitjes së plot 13 dyqaneve e banesave në qytetin e Korçës. Falë hetimeve të operacionit "Gracka", punonjësit e policisë së Korçës arritën të zbardhnin ngjarjet që kishin alarmuar banorët e tregtarët e zonës. Mësohet se objekt i grabitjeve të së miturve ishin bërë dyqane ushqimore, fast food-e, banesa, lokal bastesh sportive, magazina, zyra e madhe, një transformator i Uzinës së Instrumenteve si dhe pajisje në sanatorium. Prej 6 personave të akuzuar për vjedhjet e njëpasnjëshme, policia vendosi ndalimin e 4 prej tyre, hetimin në gjendje të lirë të njërit dhe shpalljen në kërkim të së fundit. Ata i përkasin moshave nga 14 deri në 17 vjeç, ndërsa janë në hetim dhe për ngjarje të tjera.