E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, u hapet drita jeshile 13 pronarëve

07/04/2009  Dokumenti u jepet nesër

ELBASAN- Agjencia e Legalizimeve në Elbasan ka marrë konfirmimin për miratimin e 13 lejeve për legalizimin e objekteve pa leje në qytetin e Elbasanit. Këto leje do të shpërndahen ditën e mërkurë pranë Agjencisë së Legalizimeve. Mësohet se 13 përfituesit e fundit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin, kanë derdhur detyrimet nëpërmjet bankës duke paguar shumën që i detyroheshin shtetit dhe kanë arritur të plotësojnë gjithçka duhej që të merrte formë leja e tyre e legalizimit për objektin e ndërtuar pa leje. Edhe këtë 13 emra u përkasin zonave informale në qytetin e Elbasanit, zona të cilat janë përfshirë të parat në procesin e bërjes të ligjshme të shtëpive dhe objekteve të tjera. Agjencia e Legalizimeve në Elbasan ka deklaruar se janë dërguar mbi 6 mijë dosje, të cilat janë në rrugën legalizimit. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Ditor Musai, procedurat kërkojnë edhe mbështetjen dhe gatishmërinë e qytetarëve, të cilët duhet t’i përgjigjen veprimeve dhe pagesave, të cilat i hapin rrugë edhe hartimit të lejes përfundimtare. Ky dokument, sipas Musait, do të marrë shumë shpejt vlerën e një tapie pasi sapo dorëzohen lejet, dokumentacionet përkatëse i dërgohen hipotekës, e cila fillon procesin e regjistrimit. Pas një periudhe të caktuar qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë duke u bërë kështu pronar të objektit. Në këtë formë, sipas kreut të ALUZINI-t, hyjnë në treg me mijëra objekte që deri sot ishin të paligjshme. Në ditët në vazhdim pritet të miratohen leje të tjera, të cilat do të vazhdojnë të shpërndahen nëpërmjet një grafiku nga Agjencia e Elbasanit. L. Lleshi

Emrat që përfitojnë leje legalizimi:

1. Petref Kullolli

2. Ilirjan Kllogjeri

3. Mehmet Graceni

4. Ferdinand Metushi

5. Ilir Koçi

6. Xhevahir Hanoli

7. Xhevair Dyrma

8. Sefer Sula

9. Rakip Xhafa

10. Dalip Hakilja

11. Ferit Alla

12. Halit Kllogjëri

13. Shkelqim Sula

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›