Legalizimi, dilemat e zgjidhjes së problemeve
Zonat informale, të cilat përfaqësojnë afro një të katërtën e zonave urbane në disa qytete dytësore, nuk janë në gjendje të kuptojnë kontributin e tyre të mundshëm në jetën shoqërore, fiskale dhe ekonomike, si dhe në produktivitetin e ardhshëm të qyteteve në Shqipëri. Integrimi i zonave informale do të sjellë shumë përfitime për vendin. Në vendet e tjera të Lindjes kanë ndodhur jo vetëm ndikime të konsiderueshme sociale dhe ekonomike, por potencial për përfitimet fiskale nëpërmjet sistemit të pronësisë. Sidoqoftë, ashtu siç është trajtuar edhe në seksionin e mëparshëm, është e dukshme se ligji aktual do të hasë vështirësi në zbatimin e tij. Ligji u hartua për të zgjidhur të gjitha çështjet e diskutueshme në lidhje me zonat informale: kompensimin e ish-pronarëve, ndërtesat e paligjshme, konfliktet e ndërlikuara për pronësinë e tokës, mungesën e infrastrukturës pa u dhënë prioritet apo kaluar këto çështje. Për fat të keq, nuk ekziston asnjë ilaç për të gjitha të këqijat. Duket se mënyra e vetme e zgjidhjes është kryerja e një studimi për çështjet aktuale urbane, krijimi i një vizioni për menaxhimin urban në të ardhmen, pastaj dhënia prioritet e çështjeve dhe renditja e zgjidhjeve. Gjithashtu nga Banka Botërore rekomandohet të miratohet një projekt-pilot për të testuar hipotezat dhe ujditë e ligjeve dhe normave themelore. Seksioni i fundit ofron disa rekomandime për të ndihmuar iniciativat dhe angazhimet e qeverisë në lidhje me legalizimin e zonave informale.
11 Shkurt 2008