E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat e legalizimeve, sa do të jetë fatura për një ndërtim informal

Tarifa e shërbimeve është një vlerë simbolike që paguhet për të gjithë punën e kryer nga administrata e Agjencisë së Legalizimeve për arritjen e legalizimit të objektit të ndërtuar pa leje. Tarifa e shërbimeve që do të duhet të paguajnë qytetarët e interesuar për legalizimin e objektit të tyre varion nga 1000 deri në 3000 lekë të rinj. Përfitimi i parave nga procesi i legalizmit të zonave informale do të kenë një formulë të re të përcaktuar me vendim të ri të Këshillit të Ministrave. Të gjitha të ardhurat nga procesi i legalizimit nuk do të preken dhe 80 për qind e tyre do të shkojnë për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, ndërsa 20 për qind shkojnë për urbanizimin e zonave informale. Ndërkohë, gjatë procesit të legalizimit do të mblidhet edhe disa lloj taksash si tarifa e taksës së ndikimit për infrastrukturë, që do të shkojë për procesin e urbanizimit dhe të gjitha taksat e tjera që vilen si rezultat i mosdeklarimeve të vetë deklarimit në kohën e duhur sikur dhe tarifa e shërbimit që është në vlerën minimale, dhe do të shkojnë për të përballuar procesin. Ligji ka përcaktuar një sistem të mënyrës së vjeljes së të ardhurave të deklaruara, por edhe një sistem të shpërndarjes së këtyre të ardhurave. Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga procesi do të shkojnë për në bazë të ndarjes së mësipërme. Qeveria ka parashikuar gjithashtu ndarjen e faturës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Këto të ardhurat që do të mblidhen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë do kalojnë për llogari të njësisë së qeverisjes vendore, ku ndodhet objekti pa leje, dhe destinohen prej saj për zhvillimin e infrastrukturës dhe urbanizimin e territoreve, që legalizohen.

11 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›