Legalizimi i shtesave, procedurat që duhen ndjekur për ndryshime në objekte
Emanuela Sako
Për të ndryshuar strukturën e banesës qytetarët duhet të pajisen me leje nga Bashkia e Tiranës. Kështu, të gjithë qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje në strukturën e shtëpisë, të hapin një derë, një dritare apo të ngrenë një mur rrethues, duhet që t’i nënshtrohen procedurave të bashkisë. Në këtë mënyrë ata do të jenë korrekt me ligjin, ndërsa bashkia nuk do të detyrohet të ndërhyjë për prishjen e objektit të tyre që ata ndërtojnë. Për të legalizuar objektin që do të shtohet në banesë, qytetari do të plotësohet formulari me të gjitha të dhënat e objektit që do të ndërtohet. Për këtë, bashkia vë në dispozicion formularët e plotë që duhet të plotësohen në rastet kur kërkohet të legalizohet ndërtimi i ri që do t’i shtohet banesës në pronësi private. Një ndërtim i tillë mund të jetë një shtesë në banesë, hapja e një dere apo dritareje, mur rrethues i banesës, çati apo papafingo etj.
Plotësimi
Formulari përmban të gjitha të dhënat për ndryshimet që kërkohen të bëhen në objektin e banimit. Pjesë e formularit është edhe kërkesa që bëhet për të gjitha shtesat apo restaurimin e objektit të banesës, ku theksohet pjesa e banesës ku do të kryhet ndërhyrja. Po kështu, të interesuarit duhet të bëjnë një relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e këtij ndryshimi, në rastet kur ajo është derë apo dritare. Kjo kërkesë bëhet në emër të pronarit dhe e drejta për të ndërhyrë i jepet atij. Pronari duhet të ketë dokumente të rregullta mbi pronën dhe për këtë duhet të dorëzojë vërtetimin e pronësisë të shoqëruar me hartën treguese, origjinale dhe të jetë e tre muajve të fundit. Pjesë e formularit është Gen –plan i azhornuar me gjendjen faktike të zonës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane. Ndërtesa ku pritet të bëhet ndërhyrja, duhet të ketë një projekt, ku pjesë e këtij projekti të jenë të gjitha ndryshimet që do të bëhen. Njëkohësisht duhet të paraqitet edhe dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm. Ndërsa në rastet kur pronari kërkon të ndërtojë një mur rrethues përreth banesës së tij, këtyre dokumenteve u shtohen edhe disa të tjera. Për ndërtimin e murit rrethues, duhet të dorëzohen të dhëna të tjera si: grafik punimesh, kontratë me firmën e ndërtimit, licencë arkitekti e konstruktori, të firmës së ndërtimit. Ndërsa pjesa tjetër i takon specialistëve të Bashkisë së Tiranës të merren me procedurat e tjera.
Afatet
Bashkia e Tiranës merr në angazhim që shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje nëse këto ndërtime duhet të lejohet të kryhen apo jo, pavarësisht banesës, e cila është private. Kjo, për shkak mosndërhyrjes në urbanistikën e qytetit të Tiranës, që rregullorja i lejon ose jo shtesat apo ndërtimet në një zonë të kryeqytetit apo në një banesë të caktuar. Sipas burimeve nga bashkia, afatet kohore për kthimin e përgjigjes, janë të pacaktuara dhe njëkohësisht procedurat janë të stërzgjatura. Për këtë arsye kryetarët e 11 Njësive Bashkiake të kryeqytetit kërkojnë nga Bashkia e Tiranës marrjen e më shumë kompetencave. Shoqatat e Kryetarëve të Njësive Bashkiake, disa muaj më parë hartuan një listë të përpiluar 13-të pika. Shkak për këtë nismë mësohet se janë bërë problemet e shumta që janë hasur ndaj shërbimeve të ndryshme të qytetarëve. Por njësive vendore nuk u është dhënë ende e drejta e marrjes së kompetencave.
BASHKISË SË TIRANËS
DREJTORISË SË POLITIKAVE URBANE
PËR LEJE PËR HAPJE PORTE
Unë i nënshkruari ( ), banues në adresë .......................................................
Tel ................ cel......................... dhe me dokument identifikimi......................................Nr.....................,
Bazuar në: Ligjin Nr.8405 “Për Urbanistikën” neni 49
K Ë R K O J:
MIRATIMIN E LEJES PËR HAPJE PORTE NË :
Adresa____________________________________________________
Bashkëlidhur po dorëzoj këto dokumente:
1. Formulari Nr. 3.
2. Relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e kësaj hapje. Kjo kërkesë behët në emër të pronarit dhe i jepet atij.
3. Vërtetimi i pronësisë shoqëruar me hartën treguese ,origjinale dhe i tre muajve të fundit.
4. Gen –plan i azhornuar me gjendjen faktike të zonës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane.
5. Projekti me ndryshimet që do të bëhen.
6. Dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm.
KËRKUESI ________________________________ _______________________________________
Marrësi në dorëzim
(SPECIALISTI) _________________________________________________________________
Tiranë, më _____/_____/_____________
Përgjigja do të merret më dt ___/___/_______.
Kjo kërkesë përpilohet në dy kopje, ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet kërkuesit.
BASHKISË TIRANË
DREJTORISE SE POLITIKAVE URBANE
KËRKESË PËR LEJE PËR MUR RRETHUES
Unë i nënshkruari (_________________________ ), banues në adresë .......................................................
Tel ................ cel......................... dhe me dokument identifikimi......................................Nr.....................,
Bazuar ne ligjin Nr.8405 “Për Urbanistikën”
K Ë R K O J:
Miratimin e lejes për hapje porte në mur rrethues në adresë
Adresa____________________________________________________
Bashkëlidhur po ju dorëzojmë këto dokumente:
3. Formulari Nr. 1
4. Formulari Nr. 3
5. Formulari Nr. 3/1
6. Relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e këtij ndërtimi. Kjo kërkesë behët në emër të pronarit dhe i jepet atij.
5. Vërtetimi i pronësisë shoqëruar me hartën treguese, origjinale dhe i tre muajve të fundit.
6. Gen –plan i azhornuar me gjendjen faktike të pronës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane.
7. Projekti arkitektonik dhe konstruktiv.
8. Dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm.
9. Grafik punimesh
10. Kontrate me firmën e ndërtimit
11. Licence arkitekti, konstruktori, e firmës se ndërtimit
KËRKUESI _____________________________________
Marrësi në dorëzim
(SPECIALISTI) ______________________________________
Tiranë më _____/_____/________
Kjo kërkesë përpilohet në dy kopje ,ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet kërkuesit.
4 Dhjetor 2009