PS: Rehn i kërkoi Metës të zgjidhë krizën politike
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste kundërshton qëndrimin e mazhorancës shqiptare lidhur me deklaratat e komisionerit për Zgjerimin, Olli Rehn. Sipas saj komisionari për Zgjerimin e tha qartë se i kishte bërë apel Metës për ti dhënë fund bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës. “Unë mendoj se deklarata e Rehn është shumë e qartë, dhe nuk ka nevojë për shfaqje halucinative si ajo që për fat të keq shqiptarët panë mbrëmë nga ana e kryeministrit. Apeli i drejtohet fare qartë qeverisë për ti dhënë një rrugëzgjidhje krizës ku ne jemi”, - tha ai. Më tej ligjvënësi socialist përshëndeti miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sikundër shprehjen e gatishmërisë në deklarimin e përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për të mundësuar procesin e liberalizimit të vizave edhe me Shqipërinë e Bosnjë-Hercegovinën, vetëm pasi të jenë përmbushur standardet e kërkuara. Ai tha se qëndrimi i fundit i institucioneve evropiane evidenton qartë faktin se shqiptarët për shkak të dështimeve të Qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara nuk do të mund të lëvizin lirisht në hapësirën Shengen nga 19 dhjetori të këtij viti, sikundër maqedonasit, serbët dhe malazezët. Ai i bëri thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga propaganda boshe që kërkon fajtorët e dështimit në radhët e opozitës dhe të përqendrohet tek detyrat e shtëpisë. “Në mënyrë të posaçme kërkohet: Zbatimin e programeve antikorrupsion për imunitarët e oborrit qeveritar; garantimin e qëndrueshmërisë së stafit në Policinë e Shtetit, për të cilën partnerët ndërkombëtarë kanë treguar një vëmendje të veçantë me fonde dhe trajnime; heqjen dorë nga praktikat abuzive të emërim shkarkimeve që e kanë kthyer policinë e shtetit në një shkop të pushtetit”, - tha Bushati.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009