Legalizmet, personat që marrin sot tapite për shtesat në pallate
ALUIZNI shpërndan sot 152 leje legalizimi në Tiranë
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale shpërndan sot lejet e legalizimit për shtesat në pallatet e ndërtuara para vitit 1993. Përfitues nga ky proces janë 152 banorë të kryeqytetit, të cilët legalizojnë shtesat e ndërtuara pa leje në apartamentet e tyre. Lejet e legalizimit do të shpërndahen gjatë paradites së sotme në orën 11, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ndërkohë që procesi i shpërndarjes së lejeve të legalizimit tashmë është shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në Tiranë. Në bazë të një grafiku të përjavshëm, Agjencia e Legalizimeve prej kohësh ka shpërndarë leje legalizimi në të gjitha qytetet e vendit. Gjatë ditës së premte do të vazhdojë procesi në qarkun e Korçës dhe në bashkinë e Pogradecit.
Dosjet
Sipas ALUIZNI-t, aktualisht, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor.
Tarifat
Në bazë të ligjit të legalizimeve, banorët që kanë objekte pa leje do të paguajnë për truallin e zënë. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi për një sipërfaqe deri në 100 m2 është 100 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 200 m2 çmimi është 150 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 300 m2 çmimi është 200 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 400 m2 çmimi është 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 500 m2 pagesa është 400 mijë lekë. Ndërsa për parcelat ndërtimore që ndodhen brenda vijave të verdha, banorët do të paguajnë për sipërfaqe deri në 100 m2, 200 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 200 m2, 300 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 300 m2, 400 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 300 m2 banorët do të paguajnë sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.
Në bazë të paketës financiare, objektet informale që kanë funksion social-ekonomik, vlera në lekë e parcelës ndërtimore do të llogaritet duke u bazuar në çmimin e tregut për metër katror në momentin e kalimit të pronësisë. Për objektet informale me funksion të përzier, pra që përdoren për banim dhe për funksione ekonomike, për të llogaritur vlerën e parcelës ndërtimore do të aplikohet koeficienti i shfrytëzimit të banesës. Sipërfaqja që përdoret për banim do të paguhet me vlerat e parashikuara në ligjin e legalizimeve, ndërsa sipërfaqja që përdoret për aktivitete ekonomike do të paguhet sipas vlerës së tregut në momentin e kalimit të pronësisë.
Pagesat
Likuidimi i vlerës së parcelës ndërtimore do të bëhet menjëherë për të gjitha objektet me funksion social-ekonomik në numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI. Ndërsa për objektet informale me funksion banimi dhe funksion të përzier, likuidimi i parcelës ndërtimore mund të kryhet në disa mënyra. Në rast se pagesa kryhet menjëherë, pronari i objektit pa leje përfiton 20% zbritje të vlerës për sipërfaqen totale të parcelës. Një variant tjetër është pagesa brenda një viti me dy këste, ku kësti i parë të jetë jo më pak se 50% e vlerës, duke përfituar 10% zbritje në vlerën e këstit të dytë. ALUIZNI gjithashtu ka parashikuar dhe mundësinë e pagesës brenda tre viteve në rastet e pamundësisë së shlyerjes së këstit të dytë. Po kështu, për shlyerjen e pagesës së parcelës ndërtimore subjektet mund të përfitojnë nga skema e kreditimit bankar.
26 Mars 2009