Legalizohen 3351 banesa dhe 254 shtesa pallatesh
TIRANË- Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve Informale ka miratuar dhe kaluar në legalizimin e 3351 ndërtimeve informale në Tiranë, Berat, Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Dibër.
"Shekulli" boton të gjitha listat me emrat e fituesve, sipërfaqen e ndërtimit që do të legalizohet dhe numrin e kateve për secilin prej fituesve. Dosja përkatëse me të gjitha të dhënat e secilit prej vetëdeklaruesve që do të legalizohet është dër-guar në Këshillin e Ministrave dhe është miratuar gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë.
Tashmë të gjithë personat që kanë emrin në listat e publikuara nga "Shekulli" duhet të paraqiten në zyrat e ALUIZNI-t për të kryer pagesën përkatëse që hap edhe rrugën
e marrjes së tapisë përfundimtare. Në mbledhjen e qeverisë është miratuar edhe legalizimi i
shtesave të pallateve dhe ndërtimeve të tjera që janë kryer brenda vijës së verdhë përpara vitit 1993.
Shikoni dokumentin ne pdf