E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija, digjet shtëpia në Gramsh

27/10/2009  GRAMSH-Digjet shtëpia në një fshat të Gramshit mendohet shkak të jetë një shkëndijë elektrike. Shërbimi zjarrfikës bën të ditur se ka rënë një zjarr në shtëpinë e shtetasit Vesel Shtylla 59 vjeç në fshatin Mashan në Gramsh. Sapo ka rënë zjarri të zotët të ndihmuar edhe nga fqinjët janë përpjekur ta fikin, por ka qenë e pamundur pasi fillimisht është djegur çatia dhe më pas kanë marrë flakë orenditë. Për shkak të terrenit të thyer dhe largësisë së fshatit zjarrfikëset kanë shkuar me vonesë, megjithatë kanë mundur të lokalizojnë dhe fikin flakët. Dëme në familjarë nuk ka pasur, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi zjarri ka djegur krejtësisht dy dhomat bashke më orenditë duke lënë të varfër familjen Shtylla. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës dhomë. Familja Shtylla ka kërkuar ndihmë nga pushteti lokal dhe qeveria për dëmet e shkaktuara për shkak se zjarri është shkaktuar nga energjia dhe se vështirësitë ekonomike të kësaj familje janë të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›