Shembet një banesë e vjetër, banorët nën panik
27/10/2009 Ndërtimet e lagjeve të vjetra të Korçës drejt rrënimit. Pjesa më e madhe qiraxhinj
KORÇE- Korça e vjetër, ose lagjet e saj më të vjetra, tashmë po kthehen në një rrezik imediat për jetën e banorëve dhe të qiraxhinjve, pasi janë këta të fundit që kanë gjetur strehim në banesa të tilla, kjo edhe për shkak të vështirësive ekonomike që kanë vetë ata. Megjithatë, nuk mund të thuhet se mbeten më pak të rrezikuar fëmijët dhe pleqtë, apo komshinjtë që jetojnë pranë shtëpive të tilla. Ky rrezik që ishte i paralajmëruar, tashmë u bë i qartë nga shirat e ditëve të fundit, ku lagështia e tepërt bëri të mundur të shembë një shtëpi, e cila gjendej në një nga lagjet më të vjetra të Korçës, përgjatë rrugës Koço Çaçe. Ndërkohë pritet që shtëpi të tjera, po kaq të vjetra dhe të lëna pas dore nga vetë pronarët, të shemben njëra pas tjetrës.
Shembja
Ngjarja në fjalë u bë e ditur nga vetë banorët e kësaj lagjeje, të cilët të gjendur në rrethana të frikshme, treguan gjithçka që përjetuan në momentin e shembjes së ndërtesës. Sipas tyre, banesa kishte kohë që ishte braktisur nga pronari i saj, pasi ky i fundit ka kohë që jeton si emigrant. Për rrjedhojë, në këtë banesë kishte kohë që nuk banonte askush, ndërsa muret e shtëpisë degradoheshin nga dita në ditë. Së fundi, gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të një shiu që nuk kishte të pushuar, njëri prej mureve të saj ishte shembur, duke u ndalur mbi kabinën e një automjeti që kishte parkuar pranë saj. Ndërkaq, një pjesë tjetër e gurëve kishte përfunduar në dhomën e komshiut, e cila gjendej përballë me këtë banesë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithsesi rrëzimi i kësaj shtëpie, ka lënë të tmerruar banorët e lagjes së vjetër të Korçës, pasi sipas tyre, kishte qenë vetëm Zoti ai që i kishte ndihmuar, sepse në atë çast komshinjtë nuk ishin ndodhur aty. Pavarësisht nga fakti që nuk pati të plagosur, banorë të kësaj lagjeje, pohojnë se në Korçën e vjetër, shtëpi të tilla, po kaq të vjetra, ku nuk është kryer asnjë investim që prej vitesh, ekzistojnë edhe të tjera. Disa prej tyre janë të banuara nga qiraxhinjtë, ndërsa të tjerat gjenden krejtësisht të braktisura, pa asnjë lloj mirëmbajtjeje. “Këto shtëpi rrezikojnë çdo ditë jetën e njerëzve”, shprehen banorët e këtyre lagjeve. “Nuk dimë se çfarë duhet bërë me këto lloj shtëpish”. Ndërkohë banorët shpjeguan se “pranë kësaj shtëpie gjendet edhe një banesë tjetër karakteristike, e vëllezërve Zengo, e shpallur si monument kulture, por që pritet të shembet nga dita në ditë. Në këtë banesë jetojnë 6 familje qiraxhinjsh, të cilëve edhe pse u është kërkuar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Monumenteve që të largohen nga ajo ndërtesë, deri më sot nuk i janë bindur asnjë urdhri. Në rast se shirat do të vijojnë me të njëjtin intensitet, ashtu si gjatë ditëve të kaluara, atëherë nuk është çudi që ndonjë familje qiraxhiu që jeton në kushte të tilla të gjendet e groposur poshtë gërmadhave”. Gjithsesi, në lidhje me këto lagje, ekziston edhe një problem tjetër. Duke qenë zona të mbrojtura, pronarëve të banesave nuk u lejohet të kryejnë çdo lloj investimi, larg identitetit që kanë pasur këto banesa dhe është kjo një nga arsyet përse pronarët nuk kryejnë investime, pasi ata nuk mund të jetojnë në një shtëpi që ka pasur konstruksionin e 200 viteve më parë, pa i përshtatur me kërkesat e kohës. Paradoksi nuk qëndron vetëm këtu. Çdo shtëpi 200-vjeçare e mban këtë status edhe pse jo çdo banesë mund të ketë vlera kulturore dhe historike. Megjithatë, tashmë mungesa e investimeve në këto lagje po bën që banesat e tyre të shemben njëra pas tjetrës, duke mbajtur me vete edhe potencialin e një tragjedie të mundshme, ku më të rrezikuar se kushdo tjetër mbeten qiraxhinjtë.