SHBA, gazetarët tentojnë legalizimin e "fashizmit" shqiptar në Uashington

13/05/2005 Departamenti i Shtetit: Historinë e bëjnë historianët, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Gazetarë grekë në Uashington kanë tentuar, dy ditë më parë, të imponojnë qëndrimin e vendit të tyre, lidhur me pozicionin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një gazetar nga Athina, i quajtur Lambros, gjatë një konference shtypi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, jo vetëm ka pyetur, por edhe ka komentuar rreth Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe Ballkan, duke interpretuar me tendencë fragmente të asaj periudhe, që nuk kanë prishur imazhin antifashist të Shqipërisë në atë periudhë. Debati mes gazetarit grek dhe zëdhënësit Casez ka pasur si pikënisje një letër, që shoqëria "Vatra" në SHBA i ka nisur Departamentit të Shtetit të SHBA, lidhur me problemet etnike në Ballkan dhe për problemin shqiptar në rajon, me kontekst zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe pozicionimin e kahershëm të Shqipërisë përkrah Perëndimit edhe në Luftën e Dytë Botërore.
Gjithë qëllimi i gazetarit grek Lambros ishte identifikimi i përcaktimit grek se ccamët e Greqisë ishin koloboracionistë me pushtuesit gjermanë dhe të justifikojë pastrimin etnik të kësaj treve shqiptare përgjatë viteve 1945-1946.
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vlerësuar në konferencën e fundit të tij se mbi çështjen e qëndrimit të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet ta përcaktojnë vetëm historianët dhe jo emocionet. Në këtë konferencë të dhënë nga Casey, SHBA shprehet se me Shqipërinë ka marrëdhënie mjaft të mira. Një qëndrim i tillë i gazetarëve grekë më ndikim në SHBA vjen në momentin kur mes vendeve të Ballkanit ka nisur një studim për një histori të përbashkët, ku do të eliminohen faktet emocionale dhe që tentojnë të sjellin një urrejtje mes popujve. Profesori i Pedagogjisë së Universitetit të Athinës, Panajoti Ksohelli, është duke përfunduar një projekt mbi studimin e figurës së "tjetrit" në librat shkollorë, që përdoren për mësimin e gjuhës dhe historisë, të detyrueshme në Greqi dhe në katër vende të tjera Shqipëri, Turqi, Bullgari dhe Maqedoni. "Qëllimi kryesor i këtij studimi është gjetja dhe zhdukja e ideve, përshtypjeve armiqësore midis shtetesh, të cilat formohen dhe përcillen nëpërmjet librave shkollorë", shpjegon profesor Ksohelli. Studimi përfshin librat e vendeve të sipërpërmendura në dhjetëvjeçarin e 1980-ës dhe 1990, ndërkohë që ka filluar studimi për vitin 2000.
Më poshtë po japim të plotë debatin mes gazetarit Lambros dhe zëdhënësit Casez, i përkthyer nga redaksia.
Zt. CASEY: Po për Shqipërinë. Presidenti i VATRA-s, një organizatë shqiptare e themeluar nga kryepeshkopi i kishës autoqefale, Fan Noli, që, sipas “Pravda” së 11 nëntorit të 1927 parashikoi fitoren e plotë të Ushtrisë së Kuqe, shkroi dhe publikoi në gazetën e organizatës së tij, Dielli, dy letrat për ambasadorin tuaj në Greqi, Charles Ries, si dhe respektivisht Sekretarit të Shtetit, Condoleezza Rice, në të cilën ai përsëriste pozicionin shqiptar në lidhje me çështje etnike si dhe të tjera.
PYETJE: A i janë përgjigjur dy marrësit këtyre letrave?
CASEY: Ato janë dërguar, kujt i janë dërguar letrat, Charlie Ries dhe kujt tjetër?
Pyetje: Po, dhe Condoleezza Rice
CASEY: Unë nuk jam i informuar për këto letra, z.Lambros, kështu që nuk mendoj se ata na janë përgjigjur. Ju mund të kontaktoni me ambasadorin në Greqi dhe të shihni nëse ju përgjigjet.
Pyetje: Do të flasim për këtë sërish.
Zt. CASEY: Nuk kam ndërmend të flasë për përgjigjen e një letre, të cilën nuk jam i sigurtë në është marrë.
PYETJE: Thoni po ose jo. Kam ardhur të mësojë mbi konteksin e letrës, përgjigjen. Por do të doja të dija nëse i është përgigjur.
Zt. CASEY: Me sa di unë letra nuk ka mbërritur, kështu që nuk mund t’ju them nëse është kthyer përgjigje.
PYETJE: Dakord. Për disa kohë (i padëgjueshëm) ka shërbyer për të ngatërruar historinë. Sipas letrës së tij, ata ende përpiqen ta konsiderojnë Shqipërinë si viktimë të Nazi-Fashizmit më tepër sesa kanë qenë realisht, një aleat entuziast dhe i vullnetshëm i të dyve. Për shembull divizioni shqiptar "Tomori" ishte njësia e parë që pushtoi Greqinë në 28 tetor 1940 me bekimin e Musolinit dhe si çështje nderi (i padëgjueshëm). E dyta, shqiptarët e Kosovës, vendosën dy divizione në ...
Zt. CASEY: Zt. Lambros, më lejoni t’ju ndërpres, ju lutem, sepse ...
PYETJE: Pse?
Zt. CASEY: Sepse besoj se? Sepse (Qesh)
PYETJE: Pse?
Zt. CASEY: Sepse do t’ua lë historinë historianëve. Qëndrimi ynë ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne do të bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen. Po e përsëris, ua lë historianëve dhe studiuesve të diskutojnë mbi këto pika.
PYETJE: Z.Boucher, z. Casey, do ta pranoni ju faktin që Shqipëria ishte një aleat i Hitlerit dhe Musolinit? Kjo është çështje e fakteve historike?
Zt. CASEY: Unë pranoj këtë fakt, që të dhënat historike të lidhura me Luftën e Dytë Botërore të jenë shumë të qarta dhe unë do t’ua lë gjithçka hisotrianëve të shohin në të me rast të 60-vjetorit të përfundimit të konfliktit, të shkruajnë dhe të diskutojnë.Luan Omari
"Prej disa vitesh shkencat ndërkombëtare për studimet e Evropës Juglindore kanë ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të hartuar një histori të re të popujve të Ballkanit, ku të paraqiten në mënyrë të unifikuar në disa vëllime, pikëpamjet e studiuesve ballkanas për historinë e Ballkanit. Ky projekt i rëndësishëm që ka patronazhin e UNESCO-s, realizohet nga shoqata brenda këtij organizmi ndërkombëtar. Projekti drejtohet nga një profesor francez, Andre Giju, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës ndërkombëtare të studimeve të Evropës Juglindore. Brenda projektit marrin pjesë dhe studiuesit shqiptarë, mes studiuesve të caktuar nga disa vende të Evropës Juglindore. Secili vend dërgon temat që iu janë ngarkuar studiuesve nga profesori Giju. Temat me saktësi nuk mund t’jua them, por janë caktuar studiues të ndryshëm nga Shqipëria. Këtë herë janë dërguar materiale nga Myzafer Korkuti dhe Pëllumb Xhufi për vëllimin e parë. Këto punime të vendeve të ndryshme janë zhvilluar, janë shkrirë nga profesori francez në një tërësi të vetme, ku autorët vetëm shënohen si emra. Projekti ka nisur udhën, duke dalë vëllimi i parë që i përket periudhës antike, i botuar në gjuhën frënge"