E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tare: Mund të luaj, jam gati

13/05/2005  Shtatëdhjetë e pesë ndeshje dhe 15 gola. Janë këto, shifrat e sulmuesit tonë, Igli Tare, me fanelën e “dallëndysheve”, siç njihet ndryshe skuadra e Breshias. Këta numra asnjëherë nuk i kanë dhënë të drejtë Igli Tares, një futbollist që luan shumë, gati përherë dhe me çdo trajner. Dhe fakti është i thjeshtë, ai është i vlefshëm për skuadrën. Dhe ai që është i vlefshëm në fund fiton dhe zemrat e tifozëve. Tare, në Breshia ka kaluar tre sezone me të vërtetë mjaft të mirë, 4 gola në sezonin e parë, pesë në të dytin dhe 6 në të tretin. Ai ka ditur të transformojë fërshëllimat në duartrokitje. Por këtë javë ai do të jetë kundër ish-skuadrës së tij, të cilës i ka shënuar dy gola, pa gëzuar në asnjërin nga rastet. Madje këtë gjë ka premtuar edhe për ndeshjen e kësaj jave.

Tare, për Breshian, “treni” i fundit për të shpëtuar kalon nga Bolonja?

Po. Do ishte hipokrizi të mendoje të kundërtën. E vërteta është se në Bolonja, skuadra e Breshias do të luajë të gjithë sezonin e saj. Nëse nuk fiton .... pas humbjes me Interin, punët janë komplikuar. Breshia duhet t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura, sepse nuk ka rrugë tjetër.

E imagjinonit që Breshia do të gjendej fare pranë serisë B, tri ndeshje para përfundimit?

Në fillim të sezonit jo. Nuk mendoja se do të shkonte kaq keq. Breshia kishte bërë blerje të goditura, por që më pas humbën. Ka kaluar disa probleme dhe gjërat janë komplikuar së tepërmi. Me ardhjen e Kavazin, gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë, por situata ka mbetur e njëjtë. Do të ndjehesha keq, nëse Breshia do të binte në Serinë B.

Iku Baxhio, iku publiku: edhe stadiumi bosh përbën një problem.

E kam vënë re se shkallët janë gjithnjë e më të boshatisura dhe kjo më bën të ndjehem jo mirë. Nuk e prisja me të thënë të drejtën. Publiku është një faktor përcaktues. Sigurisht këtu nuk i referohem tifozëve të organizuar, pasi ata nuk mungojnë kurrë. Rigamonti boshatiset, mbështetja mungon dhe nuk është e rastit që Breshia ka dhënë më të mirën e saj jashtë fushës së vet. Kjo është një pikë, ku duhet reflektuar.

Si ndjehet Tare? Do të luajë që nga fillimi apo do të jetë Çipriani?

Këtë e vendos trajneri. Kam kaluar momente të vështira, probleme edhe fizike, por tani ndjehem mirë. Mund të luaj, jam gati.

Të dielën Bolonjës, do t’i mjaftonte një barazim?

Jo, jo. Neve na mjaftojnë vetëm tri pikët, ato që na duhen për të mbyllur gjithçka, në lidhje me sigurimin e qëndrimit në serinë A.

Kur do ta shohim Taren në Breshia?

Shumë shpejt. Gjatë pushimeve ...

Tare, 4 gola në miqësore

Sulmuesi ynë, Igli Tare, ka shënuar plot katër gola në ndeshjen e zakonshme përgatitore që skuadra e Bolonjës zhvillon para takimit të saj zyrtar. Në fitoren e thellë të Bolonjës, me shifrat 16:0, përballë amatorëve të Real Venecias, sulmuesi ynë ka treguar një formë të mirë dhe ka realizuar katër gola për skuadrën e tij. Pas problemeve të javës së kaluar, të cilat i ka shpjeguar edhe Macone ditë më parë, sulmuesi ynë ka rigjetur formën e tij dhe pritet që në ndeshjen me Breshian të jetë në fushë, që nga minuta e parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›