Messi, nuk jam Maradona

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka insistuar se kurrë nuk do ta arrijë Diego Maradonan. Shumëkush është i mendimit se Messi tashmë ka arritur në shkallën e legjendës së Argjentinës dhe selektorit aktual, pas sezonit të jashtëzakonshëm. Mirëpo, 22 vjeçari ka insistuar se nuk i afrohet Maradonës.
“Mund të kalojnë miliona vjet, ndërsa nuk do të jem as afër Maradonës. Ndërsa nuk dua të bëj krahasime. Ai është më i miri i të gjitha kohërave”, tha Messi për mediet argjentinase. Ai theksoi se është i përqendruar në karrierën e tij dhe nuk deshi të përfshihet në debatin e krahasimeve mes tij dhe Maradonës.
“Nuk jam si Maradona, kam tregimin tim dhe dua të arrij gjërat në mënyrën time, shtoi ai. Messi ishte pyetur edhe për formën e tij të dobët për Argjentinën. “Shumë herë jam pyetur rreth kësaj. Për mua është shumë më ndryshe kur luaj për Barcelonën prej Kombëtares. Kjo nuk nënkupton se Argjentina nuk ka futbollistë të mirë, ata janë më të mirët në botë. Por, na nevojitet kohë për të punuar. Gjithçka shkon shumë shpejt, dy ditë stërvitje e pastaj vjen ndeshja”, përfundoi ai.