E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lehtësirat dhe klima ndaj biznesit favorizojnë investimet turke në Shqipëri”

20-02-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takim me Kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyp Erdogan përtej axhendës së ngjeshur kryeministrore, i rezervoi një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj në urqi, me ftesë të homologut turk.
Biseda mes Kryetares Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Erdogan u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ekonomik e veçanërisht në projektin e gazsjellësit TAP, që kalon nga Turqia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se marrëveshja e firmosur mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë dhe mbështetja  e Turqisë për realizimin e kalimit të këtij gazsjellësi përmes Shqipërisë, do të sillte një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin e më gjerë. 
Turqia është  një nga partnerët tregtarë më konstantë dhe investitorin e tretë më i madh në vendin tonë dhe Kryeministri Erdogan theksoi se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. 
Ndërkohë më herë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim të veçantë nga kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Në takimin mes dy delegacioneve, dy personalitet e larta, vlerësuan  miqësinë dhe lidhjet tradicionale  të shtrira në të gjitha fushat, partneritetin në NATO dhe aspiratën e të dyja vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Kryetarja e Kuvendit tha se Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon e më gjerë. Ajo shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ndërparlamentare janë intensifikuar gjatë viteve të fundit.
Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë  dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, infrastrukturë, energji, naftë, gaz etj.
Kryetarja Jozefina Topalli veçoi rolin dhe kontributin e Turqisë në njohjen e shtetit të ri të Kosovës, veçanërisht lobimin i saj në vendet e OKI-t.
Zoti Çiçek se  Shqipëria është një faktor kyç i paqes në Ballkan , dhe siguroi se dhe marrëdhëniet me Kosovën, Turqia i sheh nën të njëjtin prizëm si marrëdhëniet me Shqipërinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›